Home / Lajme / Maqedoni / U hap edicioni I 13 I festivalit Ditët e Naimit

U hap edicioni I 13 I festivalit Ditët e Naimit

16, tetorNdërkaq, ish Ministri I punëve të jashtme I Shqipërisë Besnik Mustafaj është shprehur se ky festival është një ngjarje e madhe kulturore jo vetëm me përmasa ballkanike por edhe me përmasa botërore sepse tubon poetë nga mbarë bota.Ai gjatë hapjes soleme është shprehur se atje ku ke shumë miq ai vend është vendlinde, dhe me këtë mbresë edhe potetët botërorë do të kujtojnë Tetovën si vendlindjen e tyre për shkak të mikpritjes, tha Mustafaj, I cili pranoi se pas 20 vjetësh nuk paraqitet me fjalim politik por përmes poezisë.

Urim Hasipi
Tetovë, -Mbi 40 poetë nga mbarë bota kanë zbarkuar në qytetin e Tetovës, për të hapur edicionin e 13 të festivalit ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit”.Me fishkezjarre dhe me vendosjen e luleve pranë bustit të Naim Frashërit para qendrës për kulturë nga ana e drejtorit të festivalit Shaip Emërllahu dhe laureatit të sivjetshëm të festivalit poetit freng Lonel Ray, janë çelur për të 13 herë me radhë “Ditët e Naimit”.Ndërkohë përcjelljes së poetëve për në skenën e pallatit të kulturës I ka paraprirë ekspozita “Pelikani”, me piktura të piktorëve nga Ballkani.Ndërkaq, ish Ministri I punëve të jashtme I Shqipërisë Besnik Mustafaj është shprehur se ky festival është një ngjarje e madhe kulturore jo vetëm me përmasa ballkanike por edhe me përmasa botërore sepse tubon poetë nga mbarë bota.Ai gjatë hapjes soleme është shprehur se atje ku ke shumë miq ai vend është vendlinde, dhe me këtë mbresë edhe potetët botërorë do të kujtojnë Tetovën si vendlindjen e tyre për shkak të mikpritjes, tha Mustafaj, I cili pranoi se pas 20 vjetësh nuk paraqitet me fjalim politik por përmes poezisë.
Drejtori I festivalit Shaip Emërllahu tha se të gjithë ata që kanë përcjellë rrugëtimin e këtij Festivali, kanë parë këmbëngulësinë të pandërprerë që Tetovën ta kthejë në një Qendër të lirikës botërore. Sinqerisht, po shihet se forcohet bindja se materializmi i kësaj ideje gjithnjë e më shumë mban.
“Jo vetëm se aksidentet historike, traditat e këtushme të shkrimit poetik dhe dashuria për këtë lloj arti e fuqizon këtë gjykim, por edhe shikimi para flet për vlerat gjithnjë e më të domosdoshme të kësaj forme komunikimi. Që ky rrumbullakim të ketë bekimin e diellit, udhët pasuruam me tërë këtë eveniment si edhe me artet tjera, atë pamor dhe muzikor, por të karakterit botëror. Poezia është feja jonë intelektuale, mënyra jonë e të jetuarit, thotë laureati i sivjetmë Linoel Rej. Në kërkim të pasurimit të kësaj jetese iu dhanë profile tjera, ku njëra prej tyre është Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit, ku nevoja për të dalë nga vetja dhe të shkojmë te njëri-tjetri, vëllait të huaj është shumë e madhe”, tha Emërllahu

Orkestra e Qendrës së Kulturës me violinistin Shkëlzen Pajazitin ka ekzekutuar një pikë të Agim Krajkës, ndërkaq me piano ka luajtur pianistja franceze Laure Cambau. Më pas poetët pjesëmarrës filluan me leximin e krijimeve të tyre dhe përmes vargjeve sollën emocionet e tyre në qytetin e Tetovës. Gjatë kësaj mbrëmje I është ndarë laureatit akademik Lionel Ray çmimi i madh “Naim Frashëri” dhe I është dhënë titulli Anëtar Nderi i Festivalit.

Ditën e dytë të festivalit në orët e paraditës 0 në Universitetin Shtetëror të Tetovës është përuruar laureati, ku për veprën e tij ka folur kryetari i jurisë Agron Tufa.

Në orët e pasditës në Universitetin e Evropës Juglindore është mbajtur ora letrare “Poetë dhe vargje”, ndërkaq në mbrëmje, poetët mysafirë do të vizitojnë edhe disa vende kulturore dhe monumente historike të Tetovës. Gjatë ditës së shtunë është pararë sipas programit Këndin amerikan do të të mbahet përurimi i librave të Festivalit edhe atë libri i Xhuzepe Napolitano “Ditet e Naimit” dhe Shaip Emërllahu ‘Rags Life’.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *