Home / Lajme / Maqedoni / Ultimatum për kthimin e librave

Ultimatum për kthimin e librave

15 tetor-Duke pasur parasysh se në vit lexuesit marrin nga biblioteka afër 400 libra të cilat nuk kthehen dhe kjo është një shifër e lartë, ne vendosëm që të marrim një aksion për rikthimin e librave në vendin e tyre”, deklaroi drejtoresha Fitore Reshiti. Sipas saj, brenda një viti merren dhe nuk kthehen 400 libra nga raftet e bibliotekës, ndërsa institucioni është i detyruar sërish ti blejë

Urim HASIPI
Autoritetet e Bibliotekës së Tetovës kanë ndërmarrë aksion për kthimin e librave të përvetësuara nga lexuesit e që nuk i kanë kthyer asnjëherë. Bëhet fjalë për periudhën e 10 vjeçarit të fundit.

Sipas drejtoreshës së posa emëruar Fitore Reshiti, bëhet fjalë për diku rreth katër mijë apo pesë mijë libra të pakthyera, ndërsa afati i kthimit pa u ndëshkuar ata është nga 15 deri më 30 tetor.

“Duke pasur parasysh se në vit lexuesit marrin nga biblioteka afër 400 libra të cilat nuk kthehen dhe kjo është një shifër e lartë, ne vendosëm që të marrim një aksion për rikthimin e librave në vendin e tyre”, deklaroi drejtoresha Fitore Reshiti. Sipas saj, brenda një viti merren dhe nuk kthehen 400 libra nga raftet e bibliotekës, ndërsa institucioni është i detyruar sërish ti blejë.

“Këto mjete në vend se të destinohen për investime, ne çdo vit duhet të blejmë të njëjtat libra me qëllim që lexuesi mos e ndjejë mungesën e tyre”, thekson Reshiti. Ndërkohë, Mahi Murtezani, i punësuar në këtë Bibliotekë, thotë se këtë vit ky institucion është pajisur me të gjithë titujt më të ri nga shkrimtarët botërorë dhe ato vendor.

“Biblioteka brenda mundësive të veta arin që të sigurojë titujt më të lexuar botërorë dhe ato vendor. Si para panairit ashtu edhe pas ne vazhdojmë që lexuesit t`i sjellim titujt më të preferuar dhe që janë në trend”, thotë Murtezani.

Ndërkohë që problem mbetet ende hapësira e Bibliotekës ku janë të sistemuar afër 100 mijë libra në hapësirë prej 200 metra katrorë. “Brenda dhjetë viteve të fundit është e vërtetë se nuk është bërë asnjë investim sa i përket infrastrukturës së bibliotekës.

Titujt e ri që vijnë vendosen nëpër pako dhe nuk mund të sistemohen, mirëpo megjithatë ne edhe me këto kushte mbijetojmë, por presim që dikasteret kompetente të mendohen dhe më në fund të bëjnë investim në këtë institucion të Tetovës”, theksoi Murtezani.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *