Home / Lajme / Maqedoni / Vendoset flamuri i Kosovës në sheshin “Idriz Seferi” në Prishtinë

Vendoset flamuri i Kosovës në sheshin “Idriz Seferi” në Prishtinë

13, tetor-“Është një moment i një simbolike të mirë për Kosovën që të valojë edhe flamuri në këto dimensione në kryeqytet dhe është mirë që të vazhdohet me projekte të tilla edhe të simbolikës të cilat e shprehin identitetin e vendit”, theksoi presidenti.

Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës Isa Mustafa bënë të martën ngritjen simbolike të flamurit të shtetit të Kosovës në sheshin “Idriz Seferi”, në hyrje të Prishtinës.
Me rastin e vendosjes së flamurit shtetëror në këtë shesh, presidenti Sejdiu shprehu angazhimin e plotë institucional për intensifikimin e mëtejshëm të këtyre projekteve, edhe simbolike, duke vënë në pah se ato paraqesin identitetin e vendit.

“Është një moment i një simbolike të mirë për Kosovën që të valojë edhe flamuri në këto dimensione në kryeqytet dhe është mirë që të vazhdohet me projekte të tilla edhe të simbolikës të cilat e shprehin identitetin e vendit”, theksoi presidenti.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa theksoi se ky flamur do të jetë simbol i Republikës dhe i shtetësisë së Kosovës.

Mustafa bëri të ditur se ndërmarrja “Marigona” ka dhënë iniciativën dhe e ka përkrahur materialisht vënien e shtyllës e cila është e gjatë tridhjetë metra, ndërsa flamuri i vendosur ka dimension dhjetë metra, i cili do të jetë simbol i Republikës së Kosovës dhe simbol i shtetësisë sonë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *