Home / Sport / Vllaznimi ndal hovin e Shkëndijës

Vllaznimi ndal hovin e Shkëndijës

Vllaznimi i Strugës ka shënuar fitore me rezultat 2:1 përballë Shkëndijës, duke u shkaktuar tetovarëve disfatën e parë në këtë sezon. Struganët shfrytëzuan maksimalisht mungesat e shumta në fromacionin e Shkëndijës dhe në fund arritën të marin tre pikë. Edhe Drita e Bogovinës kthehet me disfatë nga Shtipi, ku u mund nga Bregallnica.

Më në fund ka dalur skuadër që ka ndalë hovin e Shkëndijës. Në kuadër të javës së 7-të në Ligën e Dytë, Vllaznimi shënoi fitore me rezultat 2:1, duke i shkaktuar Shkëndijës disfatën e parë në këtë kampionat, pas 6-të fitoreve të njëpasnjëshme. Edhe pse teovarët paralajmëruan fitoren e 7-të, ata në këtë duel hynë me shumë mungesa në formacion. Gllavevski tani më një kohë nuk mund të luajë, ndërsa në këtë përballja për probleme me lëndime nuk mundën të luajnë edhe kapiteni Emërllahu dhe Elmazovski.Ersen Sali nuk ishte i përgatitur 100%, megjithëse u aktivizua në këtë takimi si zëvendësim.
Sa i përket ndeshjes skuadrat ishin të barabarta në fushë dhe kishin disa raste për të shënuar, mirëpo rrejtat mbetën të paprekura deri në minutën e 42-të. Mirëpo në tre minutat e fundit të pjesës së parë erdhi deri te rënia e koncnetrimit te futbollistët e Shkënidjës, si rezultat i së cilës, vendasit mposhtën Zendelin dy herë brenda dy minutave.
Me dy gola disavantazh Shkëndija në pjesën e dytë tentoi të rrikthehet në lojë, mirëpo loja e tyre as për së afërmi nuk u ngjante paraqitjeve që këtë vit jemi mësuar të shohim nga “kuq e zinjtë”. Në kushte të këtilla gjithçka që arritën të bëjnë mysafirët ishte goli i Ramadanit, disa minuta para fundit të takimit, por që ishte i pamjaftueshëm që Shkënija të shmangë kapitullimin në këtë duel.
Drita e Bogovinës nuk arriti të bëjë befasi në Shtip, ku u mund me rezultat 2:1 nga Bregallnica. Vllazërimi i Kërçovës pësoi disfatë minimale në derbin e qytetit të Kërçovës, ku u mund nga Napredoku.

Ramadani shënoi golin e vetëm për Shkëndijën

Pas 7-të javëve të zhvilluara tabelën e udhëheqin Shknëdija dhe Bregallnica me nga 18-të pikë, ndërsa pason Vllaznimi me 15-të pikë të tubuara.

Rezultatet e javës së 7-të:

Bregallnica 2–1 Drita
Skopje – Cementarnica (është ndërprerë gjatë rezultatit 0:0)
Vllaznimi 2–1 Shkëndija
Lokomotiva 0–1 Miravci
Napredok 1–0 Vllazërimi
11 Oktomvri 2–0 Ohrid
Novaci 0-1 Bellasica

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Bit Pazar, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka që u del para (FOTO)

Para pak çastesh ka ndodhur një sherr masiv në afërsi të tregut të Bit Pazarit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *