Home / Sport / Weber-i fiton garën, Button-i siguron titullin

Weber-i fiton garën, Button-i siguron titullin

Jenson Button është kampion i ri i botës në Formula 1. Ngasësit anglez i ka mjaftuar pozita e pestë në garën për Shpërblimin e Madh të Interlagos në Brazil, për ta siguruar titullin. Garën e parafundit për këtë sezon e fitoi Mark Webber, përpara ngasësve Kubica e Hamilton. Ndër konstruktorë, titulli i kampionit i takoi ekipit Brawn GP.

enson Button është kampion i botës. Ngasësit anglez i ka mjaftuar pozita e pestë në garën për Shpërblimin e Madh të Brazilit, të parafundit për këtë sezon, për t’u kurorëzuar të dielën me titullin e kampionit botëror për vitin 2009 në Formula 1, të parin në karrierë.

Anglezi i Brawn GP e përfundoi sezonin me 89 pikë, 15 dhe 17 pikë më shumë sesa ndjekësit kryesorë, Vettel përkatësisht Barrichello, i cili ishte i pafat në këtë garë. Garën për Shpërblimin e Madh të Interlagos në Brazil e fitoi Mark Webber, përpara ngasësve të tjerë, Kubica dhe kampionit aktual Hamilton, që përfundoi i treti.

Ndër konstruktorë, epiteti i kampionit botëror i ka takuar ekipit Brawn GP, i cili e përfundoi sezonin me 161 pikë, përpara Redbull, që ishte i dyti me 135.5 sish. Gara e fundit e Formula 1 për këtë sezon do të mbahet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shpërblimi i Madh i Interlagos

1. Webber 1 orë, 32 min, 23 sek, 081 të qindtat
2. Kubica +0:07.626
3. Hamilton +0:18.944
4. Vettel +0:19.652
5. Button +0:29.005
6. Raikkonen +0:33.340

Klasifikimi i pilotëve
1. Button 89 pikë
2. Vettel 74
3. Barrichello 72
4. Webber 61.5
5. Hamilton 49
6. Raikkonen 48

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *