Home / Sport / Zgjohen Ronaldinjo-Pato, Milan mund Romën 2-1

Zgjohen Ronaldinjo-Pato, Milan mund Romën 2-1

Milani i kthehet suksesit duke mundur Romën 2-1 në ndeshjen e fundit të javës së tetë.

Në fillim të pjesës së parë ishte Menez që kaloi në avantazh kryeqytetasit qe më pas humbin shumë raste për të mbyllur ndeshjen. Në pjesën e dytë Milani zgjohet me anë të golave të shënuar nga Ronaldinjë në minutën e 56 me 11-metërsh të fituar nga Nesta dhe një gol nga Pato në minutën e 67’ pas një pasi të bukur po të Ronaldinjos.

Në minutën e 81 Ambrozini del me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë. Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e tetë me 12 pikë, ndërsa Roma zbret në vendin e 11-të me 11 pikë.

Një sukses që vjen në një moment tepër delikat për ekipin kuqezi që tani ka një ndeshje tepër të vështirë në Ligën e Kampioneve ku do të përballet me Realin e Madridit.

MILAN-ROMA 2-1 (0-1)
shënues: 3′ Menez; 56′ Ronaldinho (p); 67′ Pato

Milan (4-4-2): Dida; Oddo, Nesta, Thiago Silva, Zambrotta; Abate (46′ Inzaghi), Pirlo, Ambrosini, Seedorf; Ronaldinho (84′ Flamini), Pato. (Roma, Favalli, Antonini, Jankulovski, Huntelaar). Tr: Leonardo.
Roma (4-4-2): Doni; Cassetti, Burdisso, Méxes, Riise; Taddei (71′ Guberti), De Rossi, Pizarro, Perrotta; Vucinic (71′ Okaka), Menez (75′ Baptista). (Lobont, Andreolli, Faty, Brighi). Tr: Ranieri.
kartona të verdhë: Seedorf, Doni, Riise, Pizarro, Menez, Inzaghi, Pirlo, Nesta
kartona të kuq: 81′ Ambrosini (dy të verdhë)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *