Home / Lajme / Maqedoni / Zjarr në një objekt afër spitalit

Zjarr në një objekt afër spitalit

Sipas fjalëve të pronares Violeta Jakovlevska dëmi material është diku rreth 30 mijë euro.Ajo thotë se një kohë të gjatë ka patur disa probleme në objekt me rrymën elektrike për çka edhe ka qenë e paralajëmruar nga ana e EVN-së.

Urim Hasipi

Tetovë, 2 tetor-Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes rreth orës 4, ka shpërthyer zjarr në objektin hotelerik “Coko”, I vendosur në hapësirat e spitalit klinik të Tetovës pronë e Violeta Jakovlevska me të cilën ka udhëhequr 42 vjecari I.S
Zjarri ka djegur në tërësi konstruksionin e brendshëm të objektit, inventarin prej druri, mermerin dhe pjesët e jashtme.

Sipas fjalëve të pronares Violeta Jakovlevska dëmi material është diku rreth 30 mijë euro.Ajo thotë se një kohë të gjatë ka patur disa probleme në objekt me rrymën elektrike për çka edhe ka qenë e paralajëmruar nga ana e EVN-së.

”Kemi patur disa probleme dhe për këtë kemi qenë të kontakuar nga ana e EVN-së dhe duke mos patur kohë që të ndrojmë matësin e rrymës erdhi deri te zjarri”, tha Jakovlevska.

Sipas saj, objekti I cili ka shërbyer si mini restoran ekzison që 50 vjet në hapëisrat e spitalit të Tetovës.Ajo është shprehur se I tërë lokali është bërë shkrumb e hi për një kohë të shkurtë pasi që zjarri ka qenë shumë I fuqishëm, ndërsa është dëgjuar edhe një shpërthim dhe nuk ka ngelur asgjë.

Zjarri ka kapluar edhe një një shtyllë të ndriçimit publik.Me intervenimin e njësisë së zjarrëfikësve të Tetovës zjarri është lokalizuar në orët e mëngjesit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *