Home / Lajme / Rajon / 12 të arrestuar në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

12 të arrestuar në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

14 nëntor
Bëhet e ditur se sasia e përgjithshme e këtyre lëndëve të futura ne Itali, 130 kg heroinë dhe 45 kg kokainë, ka patur një vlerë prej rreth 18 milion eurosh. Janë kapur edhe armë, cigare kontrabande dhe targa false makinash dhe radiotransmetuese.11 anëtarë të tjetër të organizatës po kërkohen në vende të ndryshme të Europës, për ta është lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti.

Urim hasipi
E kanë quajtur operacioni “Burgu” e në fakt ka çuar pas hekurave 12 persona, italianë, shqiptarë dhe shtetas të Maqedonisë, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Rojet Financiare të Trentos, në veri të vendit, kanë kryer një operacion të zgjeruar ku morën pjesë 60 agjentë në Romë, Bergamo, Pistoia, Firenze, Modena e Bologna.

Sipas të dhënave që dalin nga hetimet, që kanë filluar që në shkurt të vitit 2006, organizata merrej me importimin e kokainës nga Hollanda dhe të herionës nga Maqedonia dhe Shqipëria.

Bëhet e ditur se sasia e përgjithshme e këtyre lëndëve të futura ne Itali, 130 kg heroinë dhe 45 kg kokainë, ka patur një vlerë prej rreth 18 milion eurosh.

Janë kapur edhe armë, cigare kontrabande dhe targa false makinash dhe radiotransmetuese.11 anëtarë të tjetër të organizatës po kërkohen në vende të ndryshme të Europës, për ta është lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *