Home / Lajme / Rajon / 200 të arrestuar pas trazirave në Athinë

200 të arrestuar pas trazirave në Athinë

Athinë, 18 nëntor – Gjatë trazirave pas një demonstrate në Athinë janë arrestuar rreth 200 njerëz. Shumë policë dhe demonstrues u plagosën si pasojë e hedhjes së gurëve dhe zjarrhedhësve nga demonstruesit ndaj policisë që përdori më pas gazin lotsjellës.

Protesta fillimisht paqësore zhvillohej në kujtim të 36 vjetorit të një revolte studentore gjatë diktaturës ushtarake greke. Më 17 nëntor 1973 gjatë shtypjes së revoltës me dhunë humbën jetën të paktën 44 njerëz. Ditën e martë parakaluan më shumë se 15 mijë njerëz përmes qytetit të Athinës dhe protestuan kundër mbështetjes së SHBA-së për regjimin e atëhershëm. Në kuadër të protestës së paralajmëruar ishin angazhuar rreth 6 mijë policë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *