Home / Sport / Adriano: Edhe unë rrezikoja fundin e Enkes

Adriano: Edhe unë rrezikoja fundin e Enkes

I tronditur nga tragjedia e portierit gjerman (i vetëvrarë të martën), Adriano rrëfehet për “Globoesporte”: “Pata të njëjtin problem në vitin 2004, prandaj fillova të pij. Tani kam rilindur”.

“Depresioni ekziston edhe në botën e sportit – deklaroi ish-bomberi i Interit – dhe ky problem nuk duhet nënvlerësuar. Duhet të kurohet patjetër. E njëjta gjë më ndodhi edhe mua dhe mund të kisha të njëjtin fat me Robertin”. Më pas tregon detaje në lidhje me këtë problem:

“Më ndodhi në 2004, kur vdiq im atë. Prandaj, fillova të kem probleme me alkoolin. Nisa të pij, sepse kjo ishte e vetmja mënyrë me të cilën kërkoja të shmangja problemet, por edhe sepse vuaja nga pagjumësia. I shmangesha të gjitha përgjegjësive që kisha”.

Më tej ai tha se filloi të këshillohet me disa specialistë brazilianë, gjatë kohës që luante te San Paolo në gjashtë muajt e parë të vitit 2008. Por me rikthimin në Itali, filluan përsëri problemet “dhe prandaj kuptova që gjëja për të cilën duhej vërtet të shqetësohesha, ishte të rigjeja lumturinë”.

Prandaj, “Perandori” vendosi të qëndrojë në Rio, për të luajtur me skuadrën e tij të zemrës, Flamengon. Dhe tani duket se ka rilindur, duke e ndihmuar ekipin në luftën për titull dhe sigurisht, synimi është një vend në listën prej 23 emrash që trajneri i kombëtares braziliane, Karlos Dunga, do të marrë me vete në Afrikën e Jugut qershorin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *