Home / Lajme / Maqedoni / Afera e spiunit gjerman me shqiptarin nga Shkupi para gjyqit

Afera e spiunit gjerman me shqiptarin nga Shkupi para gjyqit

18 nëntor-
yrtarisht ishte diplomat, i cili kishte shkuar në Kosvë që të njihet me gjendjen e atjeshme. Detyrë e tij e vërtetë ishte të formojë një rrjet të besueshëm të spiunëve – gjë që në Kosovë posaçërisht është detyrë e vështirë dhe e rrezikshme. Anton K. kishte ndryshuar pamjen e e tij – kishte rritur flokët deri në supe, ndërsa nëpër Prishtinë shëtiste i relaksuar, i veshur me këmishë dhe sandale. Kjo detyrë përkohësisht e kishte ndarë nga bashkëshortja dhe fëmijët – ata mbeten në jug të Gjermanisë. Së shpejti njihet me Murat A., një shqiptar nga Shkupi, i cili ishte rritur në Ofenburg të Gjermanisë dhe fliste shkëlqyeshëm gjermanisht. Ai i dukej si informator ideal.

Javorja gjermane “Der Spiegel” numrin e fundit boton një shkrim me titull “Gënjeshtra dhe sekrete” për aferën e spiunit gjerman në Kosovë me një shqiptar nga Shkupi. Sipas kësaj javore, nga kjo aferë është turpëruar shërbimi gjerman i inteligjencës (BND), i cili po pëson edhe dëme të mëdha. Epilogu pritet para gjykatës. Në mars të viti 2008, afër Munihut, është arrestuar një nga agjentët gjerman të BND-së, i cili një kohë të gjatë kishte punuar në zyrën ndërlidhëse të atëhershme gjermane në Kosovë. Tani duhet të dalë para gjykatës, ku shërbimi në fjalë është dënuar për disfatë. Nëse pohimet e akuzës dëshmohen të vërteta, do të rezultojë se me vite BDN-ja kishte në detyrë agjentin, i cili në pasionin e dashurisë jepte sekretet shtetërore. Nëse i akuzuari lirohet, do të dalë se BND-ja është mashtruar në mënyrë spektakulare. Gjithçka filloi më 1 mars të vitit 2005 kur Anton K. mori detyrën në Kosovë. Zyrtarisht ishte diplomat, i cili kishte shkuar në Kosvë që të njihet me gjendjen e atjeshme. Detyrë e tij e vërtetë ishte të formojë një rrjet të besueshëm të spiunëve – gjë që në Kosovë posaçërisht është detyrë e vështirë dhe e rrezikshme. Anton K. kishte ndryshuar pamjen e e tij – kishte rritur flokët deri në supe, ndërsa nëpër Prishtinë shëtiste i relaksuar, i veshur me këmishë dhe sandale. Kjo detyrë përkohësisht e kishte ndarë nga bashkëshortja dhe fëmijët – ata mbeten në jug të Gjermanisë. Së shpejti njihet me Murat A., një shqiptar nga Shkupi, i cili ishte rritur në Ofenburg të Gjermanisë dhe fliste shkëlqyeshëm gjermanisht. Ai i dukej si informator ideal. Pas një kontrolli, Murati edhe zyrtarisht bëhet bashkëpunëtor i Ministrisë Gjermane të Punëve të Jashtme – përkthyes i Antonit. Pastaj midis dy agjentëve lindi dashuria. Murati kishte shkuar të banojë tek Antoni, por ky nuk e kishte paraqitur te BND-ja, edhe pse ishte i detyruar ta bënte këtë. Dy vjet askush s’e kishte vërejtur lidhjen e tyre, as afariste, as private. BND-ja ishte e kënaqur me punën e Anton K., dhe në vitin 2007 misioni iu vazhdua më tej edhe për dy vjet. Por, atëherë BND-së i telefonon bashkëshortja e Antonit, duke i thënë se gjatë qëndrimit për Kërshëndella në shtëpi kishte pasur një grindje të madhe me të. Doli se Antoni sigurimin jetësor të bashkëshortes ia kishte kaluar përkthyesit të tij, gjë që ajo mund ta dëshmonte me fakte përkatëse të kompanisë së sigurimeve. Që nga ajo kohë nuk dihet saktësisht se ku janë bërë lëshimet dhe kush ka gabuar, duke mos llogaritur atë që agjenti dhe përkthyesi i tij ishin dashur t’ia zbulojnë punëdhënësit natyrën e marrëdhënieve të tyre private. Avokatët e tyre pohojmë se dy burrat janë viktima autoriteteve homofobike. Apo në tërë këtë rast fshihet edhe më shumë – ndoshta vërtet edhe dhënia e sekreteve shtetërore? Nuk dihet se për çfarë arsye BND-ja nuk ka përdorur zgjidhjen interne të problemit, por prokurori i shtetit nis hetimet, ndërsa dy dashnorët nën pretekstin e rremë janë ftuar në Munih dhe janë arrestuar. Të nesërmen lirohen për mungesë të provave nga akuzat që i ngarkonin. Ata dy kanë marrë një banesë të përbashkët në afërsi të Shtutgartit, dhe janë në pritje të fillimit të gjykimit. Sipas akuzës, Aton K. dashnorit të tij i ka lënë në dispozicion raportet sekrete, por i ka dhënë edhe informatat interne për personelin dhe strukturat e BND-së, si dhe dokumentet për njohuritë mbi shërbimin britanik të inteligjencës – M6. Janë të rënda edhe akuzat në llogari të Murat A. për të cilin thuhet se ka pasur këqyrje në gjendjen komplete të burimeve informative të këtij shërbimi gjerman të inteligjencës në Kosovë. Pohohet se edhe ai ka pasur kontakte me krimin e organizuar, si dhe ka punuar edhe për Shërbimin Informativ Shqiptar dhe Shërbimin Kundërzbulues të Maqedonisë. Anton K. dhe Murat A. pohojnë se akuzat janë “absurde”. “Dëmi që i është shkaktuar BND-së tashmë është i madh. Por, mbetet e hapur edhe çështja se për çfarë arsye ky BND-ja insiston në këtë proces, edhe pse është i vetëdijshëm për dëmin”, shkruan javorja gjermane “Der Spiegel”, ndersa transmeton agjencia e lajmeve Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *