Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti mori pjesë në shënimin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit

Ahmeti mori pjesë në shënimin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit

Tetovë, 3 nëntor
“Me rastin e vrasjes së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut armiku kishte arritur të eliminojë edhe drejtuesit e mëdhenj të ilegales politike në Kosovë dhe më gjërë kurse më vonë rënia heroike e këtyre dy udhëheqësve u bë frymëzim i madh për gjeneratat e reja dhe rruga e nisur e sukseseve u kurrorëzua me formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfundimisht shkuli rrënjët e thella të regjimit serb në Kosovë, thuhet në kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Urim Hasipi
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti mori pjesë në manifestimin përkujtimor me rastin e shënimit të 20-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Në këtë manifestim morën pjesë familje të dëshmorëve, numër i madh i qytetarëve, veprimtarë nga Kosova dhe Maqedonia, përfaqësues të institucioneve të Kosovës si dhe bashkëveprimtarë të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

Me këtë rast kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ahmeti kujtoi momente kur para 20 viteve nga dora vrastare ne Breg të Diellit heroikisht ranë bashkëluftëtarët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dhe se gjaku i derdhur i tyre për liri ishte paralajmërim i një fillimi të madh të fundit të sundimit të regjimit serb në Kosovë.

“Me rastin e vrasjes së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut armiku kishte arritur të eliminojë edhe drejtuesit e mëdhenj të ilegales politike në Kosovë dhe më gjërë kurse më vonë rënia heroike e këtyre dy udhëheqësve u bë frymëzim i madh për gjeneratat e reja dhe rruga e nisur e sukseseve u kurrorëzua me formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfundimisht shkuli rrënjët e thella të regjimit serb në Kosovë, thuhet në kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Afrim Zhtia dhe Fahri Fazliu janë shëmbull i rrallë i rezistencës dhe se ata me madhështi dhe seriozitet nisën të gjitha veprimet e nevojshme që popullit shqiptar t’i tregonin rrugën dhe i jepnin shpresën se në ballë të tij kishin pararojën sypatrembur të djemve që do ju dilnin zot fateve të shqiptarëve në çdo situatë dhe në çdo kohë.

Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu pavarësisht se fizikisht nuk janë më , ata janë në hapësirat shqiptare të pavdekshëm.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *