Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi Cërvenkovskin

Ahmeti takoi Cërvenkovskin

11 nëntor-
.”Sa Maqedonia është e Cërvenkovskit po aq është edhe shteti im.Në të dy nuk kemi shtete rezervë dhe këtij shteti të dy I duam të mirën.Nuk I bëjmë presion Gruevskit.Është takim normal I dy politikanëve.Nuk duam që pas 7 dhjetorit të ketë skenare ogurzezë për Maqedoninë por nga ky takim kemi qëndrime të qarta se roli jonë do të jetë konstruktiv dhe inkurajojmë të dy palët që të gjendet një zgjidhje e pranueshme”, tha lideri I BDI-së Ali Ahmeti I cili ka qenë kategorik kundër zgjedhjeve të parakohëshme nëse ndodh Bukuresht dyshi.”Qëndrimi I BDI-së është se ne në zgjedhjet e parakohëshme premtuam NATO dhe BE dhe tash me çfarë platforme do të dalim kur kjo nuk u arrit.Ne deri më tash nuk kemi vërejtur devijim nga kjo rrugë nga kryeministri dhe kryetari I VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.Edhe ai ka këtë përcaktim prandaj nuk shohim arsye për zgjedhje të parakohëshme”, tha Ahmeti.

Urim Hasipi
Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti të mërkurën ka pritur liderin e LSDM-së Branko Cërvenkovski, në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël.Ky është takimi I parë I një lideri të partive nga blloku maqedon që viziton selinë e BDI-së që nga themelimi ndërsa me këtë rast në BDI përkrah flamurit të Bashkimit Evropian, NATO-së, SHBA-ve dhe BDI-së ka valvitur edhe flamuri shtetëror për herë të parë.Dy bashkëbiseduesit kanë deklaruar se qëndrimi i tyre është se Maqedonia gjendet para një shansi historik për anëtarësim në strukturat e BE dhe NATO-së ndërsa data 7 dhjetor është fundi I I kësaj shanse.Edhe Ahmeti edhe Cërvenkovski janë shprehur se kanë luajtur rol konstruktiv dhe do të vazhdojnë në këtë drejtim ndërsa të njejtën gjë e kanë kërkuar edhe nga Grueveski.”Kjo nuk presion ndaj Gruevskit që të zgjidh kontestin me emrin me Greqinë, por ai ka përkrahjen tonë në këtë drejtim dhe ky është shansi I fundit historik që I jepet Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE pas samitit në Bukurshet.Në vend se pas këtij samiti dhe pas raportit të 15 tetorit për progresin e Maqedonisë nga ana e Gruevskit nuk kemi asnjë ecje përpara”, ka deklaruar pas takimit kryetari I LSDM-së Branko Cërvenkovski.Ahmeti nga ana e tij ka deklaruar se BDI ka rol konstruktiv drejt qasjes dhe zgjidhjes së kontestit me emrin.”Sa Maqedonia është e Cërvenkovskit po aq është edhe shteti im.Në të dy nuk kemi shtete rezervë dhe këtij shteti të dy I duam të mirën.Nuk I bëjmë presion Gruevskit.Është takim normal I dy politikanëve.Nuk duam që pas 7 dhjetorit të ketë skenare ogurzezë për Maqedoninë por nga ky takim kemi qëndrime të qarta se roli jonë do të jetë konstruktiv dhe inkurajojmë të dy palët që të gjendet një zgjidhje e pranueshme”, tha lideri I BDI-së Ali Ahmeti I cili ka qenë kategorik kundër zgjedhjeve të parakohëshme nëse ndodh Bukuresht dyshi.”Qëndrimi I BDI-së është se ne në zgjedhjet e parakohëshme premtuam NATO dhe BE dhe tash me çfarë platforme do të dalim kur kjo nuk u arrit.Ne deri më tash nuk kemi vërejtur devijim nga kjo rrugë nga kryeministri dhe kryetari I VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.Edhe ai ka këtë përcaktim prandaj nuk shohim arsye për zgjedhje të parakohëshme”, tha Ahmeti.
Kreu I LSDM-së Cërvenkovski ka theksuar se pas takimit me Xhorxh Bushin dhe Kondoliza Rajs në Kroaci pas samitit të Bukureshtetit “na u dha edhe një rast tjetër që brenda kësaj kohe të zgjidhim problemin.Por kur erdhëm nga Kroacia ne shkuam në zgjedhje të parakohëshme në vend se të zgjidhnim problemin.Tani Gruevski ka pushtetin apsolut dhe le të gjen zgjidhje.Le të jep përgjigje ai pastaj do të shohim se si do veprojmë pas 7 dhjetorit.Ne si LSDM-jemi të gatshëm për zgjedhje kur të jetë e nevojshme”, tha lideri I LSDM-së Cërvenkovski, I cili shtoi më tej se në rast pas atyre zgjedhjeve fiton mandatin për të formuar qeverinë, do të bënte koalicion me cilindo parti nga blloku shqiptar e cila do të kishte më shumë deputet.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *