Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Vendi nuk ka nevojë për krizë

Ahmeti:Vendi nuk ka nevojë për krizë

25 nëntor-
“Asnjëherë nuk jam marrë me akzuat që bën opozita. Por duhet të jemi konstruktiv rreth çështjeve siç janë çështja e emrit apo statusi i UÇK-së. Nuk duhet të shfrytëzohet për qëllime politike, por për luftëtarët e UCK duhet të ketë zgjidhje. Opozita duhet të jetë e kujdesshme dhe të zgjidhet kjo çështje në kuadër të ligjeve aktuale, pa politizim”, ka theksuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Urim Hasipi
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se pret klimë pozitive më 7 dhjetor për Maqedoninë, e cila duhet të jetë fitimtarë dhe jo humbëse.

Ahmeti këtë e deklaroi në një intervistë për televizionin A1 në Shkup, duke shtuar se takimi i së premtes midis kryeministrave Gruevski, Berisha dhe Papandreu është një porosi e qartë për proceset në rajon dhe më gjërë në Evropë.

“Unë besoj në angazhimin e të gjitha palëve në proceset e përgjithshme në Maqedoni. Besoj se vendi nuk ka nevojë për krizë dhe nuk ka nevojë që të bëhet terror psikologji mbi qytetarët e Maqedonisë, sepse gjërat po lëvizin në drejtim të mirë. Ka ambient të mirë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme mes dy vendeve dhe të punojmë për paqen dhe për të ardhmen e vendit. Duhet të presim dhe të jemi optimistë dhe të mos shohim vetëm zi. Unë pres vendime konkrete dhe të arrihet një zgjidhje”, ka theksuar Ahmeti, duke komentuar se çfarë do të ndodhë nëse nuk do të ketë zgjidhje të emrit deri më 7 dhjetor para takimit të nivelit të lartë të vendeve të BE-së. Ai ka shtuar se ekziston vullnet maksimal midis partnerëve të koalicionit BDI dhe VMRO-DPMNE për funksionimin e bashkëqeverisjes.

Ahmeti ka shtuar se mbështet një referendum për emrin vetëm me një konsensus të gjërë politik midis të gjitha forcave politike në Maqedoni. Lidhur me gjetjen e një zgjidhje për statusin e veteranëve të UÇK-së, Ahmeti ka theksuar se duhet të ketë zgjidhje për këtë kategori të qytetarëve dhe nuk duhet që kjo çështje të politizohet.

“Asnjëherë nuk jam marrë me akzuat që bën opozita. Por duhet të jemi konstruktiv rreth çështjeve siç janë çështja e emrit apo statusi i UÇK-së. Nuk duhet të shfrytëzohet për qëllime politike, por për luftëtarët e UCK duhet të ketë zgjidhje. Opozita duhet të jetë e kujdesshme dhe të zgjidhet kjo çështje në kuadër të ligjeve aktuale, pa politizim”, ka theksuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *