Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori izraelit në vizitë në Gostivar

Ambasadori izraelit në vizitë në Gostivar

26 nëntor 2009
“Jam ambasador i ri dhe kjo është vizita ime e parë në Gostivar, por me siguri jo edhe e fundit. Nëpërmjet konsulit tonë të nderit në Maqedoni z. Viktor Mizrahi, në të ardhmen do ta intensifikojmë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, por jo vetëm ndërmjet dy kryeqyteteve por edhe ndërmjet qyteteve tjera të dy vendeve”, theksoi ambasadori Kohen.

Ambasadori i Republikë së Izraelit për Republikën e Maqedonisë David Kohen, qëndroi në vizitë në komunën e Gostivarit ku u prit nga kryetari i Këshillit të Komunës Fadil Zendeli. Pas takimit, në një konferencë për shtyp, ata njoftuan se është biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve mike, jo vetëm në nivel qendror, por edhe në nivel lokal.

“Jam ambasador i ri dhe kjo është vizita ime e parë në Gostivar, por me siguri jo edhe e fundit. Nëpërmjet konsulit tonë të nderit në Maqedoni z. Viktor Mizrahi, në të ardhmen do ta intensifikojmë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, por jo vetëm ndërmjet dy kryeqyteteve por edhe ndërmjet qyteteve tjera të dy vendeve”, theksoi ambasadori Kohen.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit Dr. Fadil Zendeli, theksoi se gjatë takimit është zhvilluar një bisedë konstruktive ku ai ka shpalosur problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Gostivarit, angazhimet për tejkalimin e situatës si dhe shqyrtimin e modaliteteve për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Izraelit dhe Maqedonisë në më shumë sfera.

“Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit në më shumë sfera, siç janë turizmi lokal dhe rural, angazhimi i ndërtimtarëve tanë në Izrael si dhe mundësia e binjakëzimit të Gostivarit me ndonjë qytet të Izraelit”, nënvizoi Fadil Zendeli.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *