Home / Lajme / Maqedoni / Apo merr fund odiseada me bërllogun e Tetovës?

Apo merr fund odiseada me bërllogun e Tetovës?

1 netor- tetor-“Zgjidhja është se në deponinë Rusino duhet të investohet, kompromisi u arrit në mes asaj që kërkonte Komuna e Gostivarit të investohet më shumë dhe Komuna e Tetovës të investohet shumë më pak dhe u arit kompromis që të investohet rreth 300 mijë euro, nga të cilat rreth 66 përqind do të investojë komuna e Tetovës, 7 Komuna rurale nga 5000 euro dhe pjesën tjetër Komuna e Gostivarit”, tha Fatmir Izairi, kryetari I këshillit për zhvillim të barabartë.

Urim Hasipi

Tetovë -Cështja e hedhurinave në qytetin e Tetovës përfundimisht gjen zgjidhjen e duhur.Këshilli për zhvillim të barabartë rajonal, I përbërë nga kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut në mledhjen e fundit arriti një marrëveshje për të filluar investimet në vlerë prej 300 mijë euro në deponinë Rusino.

Tani mbetet një procedurë e shkurtër për të filluar punët, me të cilat bashkë do fillojnë të barten edhe mbeturinat.

Kompromisin e arritur e ka bërë të ditur kryetari i këtij këshilli Fatmir Izairi.deklaratat e fundit të dhëna nga protagonistët kryesorë gjegjësisht nga kryetarët e komunave të Gostivarit dhe Tetovës nuk qëndrojnë më, pasiqë prej ditës së premte kemi një moment të ri, një kompromis të ri edhe atë të pranuar me konsesnsus nga të gjithë kryetarët e komunave dhe dy përfaqësuses të kryetarit të Komunës të Tetovës”, tha Izairi.

Sipas tij zgjidhja është që të gjithë të investojnë dhe të marrë fund ky problem që muajve të fundit ka tanguar qytetarët në Tetovë.

“Zgjidhja është se në deponinë Rusino duhet të investohet, kompromisi u arrit në mes asaj që kërkonte Komuna e Gostivarit të investohet më shumë dhe Komuna e Tetovës të investohet shumë më pak dhe u arit kompromis që të investohet rreth 300 mijë euro, nga të cilat rreth 66 përqind do të investojë komuna e Tetovës, 7 Komuna rurale nga 5000 euro dhe pjesën tjetër Komuna e Gostivarit”, tha Fatmir Izairi, kryetari I këshillit për zhvillim të barabartë.

Mbeturinat nga deponia e eger e Tetovës, do fillojnë të barten brenda dy javësh. Me këtë parashihet edhe kryerja e fazës së parë të investimit në Rusino, ku do bëhet rregullimi I kanalizimit dhe punët primare për deponinë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *