Home / Lajme / Maqedoni / Armëpushimi është dorëzim

Armëpushimi është dorëzim

Blloku I partive politike maqedone me një mjeshtëri të rallë ka përkulur shqiptarët e Maqedonisë dhe I ka zhytur në disa kërkesa që aspak s`janë reale por që janë tema atraktive për debate të nxehta dhe për fushatë zgjedhore.
Realisht duke vrojtuar situatën në vend shqiptarët janë vardisur pas disa kërkesave të cilët sot ose nesër do të realizohen me kompromise dhe me pazare të pakuptimta .

Senat Zylbehari

Madhështia e një kombi është kur I njejti fillon të shfaq publikisht brengën e vet ndaj gjendjes në të cilën ndodhet.
Mjerisht heshtja për situatën aktuale në të cilën ndodhet pjesa e kombit shqiptar në Maqedoni është brengë e cila duhet detyrimisht të na brengos të gjithëve.

Blloku I partive politike maqedone me një mjeshtëri të rallë ka përkulur shqiptarët e Maqedonisë dhe I ka zhytur në disa kërkesa që aspak s`janë reale por që janë tema atraktive për debate të nxehta dhe për fushatë zgjedhore.
Realisht duke vrojtuar situatën në vend shqiptarët janë vardisur pas disa kërkesave të cilët sot ose nesër do të realizohen me kompromise dhe me pazare të pakuptimta .

“Përfaqësimi adekuat në insituticionet e shtetit, Implementimi I Marrëveshjes së Ohërit, vendosja e Marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, përdorimi I gjuhës shqipe në institucionet e shtetit, flamuri, ligji për risiocializimin e ushtarëve të ushtarëve të UÇK-së ”, janë vetëm disa nga premtimet apo prioritetet e subjekteve shqiptare në Maqedoni.

Këto janë vetëm disa kërkesa që çdo qeveri me pak kokëfortësi I realizon pa asnjë problem.

Por më e keqja në këtë rast është zhytja në këto kërkesa që shumë vite.Nëse shqiptarët dikur kërkonin zyrtarizim të Universitetit në Tetovë, sot askush nuk e përmend këtë zyrtarizim.Problem tani janë mjetet e financimit, ndonjë qeveri ndan më pak buxhet ndonjë qeveri më shumë.Do të thotë sërish është problem UT.

Nëse eventualisht nesër kemi një ligj për pensionet për ish ushtarët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve atëherë pasnesër do të kemi problem se cila qeveri do të ndan buxhet më pak apo më shumë për këtë kategori.Sërish problem rizocializimi I tyre.

Nëse nesër eventualisht kemi një ligj për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe sërish problem do të jetë komunikimi mes pushtetit local me atë qendror dhe anasjelltas I cili është ende në gjuhën maqedone.Sërish problem do të jetë ky ligj.

Këto dhe fakte tjera japin përshtypjen se shqiptarët në Maqedoni janë të zhytur në disa pika të quajtura kërkesa dhe kanë lënë anash shumë probleme dhe çështje tjera me peshë.

Nga kjo mund të nxjerrim konstatim se edhe gjatë një periudhe prej 10 apo 15 vitesh ne do të stagnojmë në shumë drejtime falë plogështisë dhe dorëzimit tanë.

Armëpushimi në shumë raste thonë se është dorëzim.Nëse shqiptarët sidomos politikanët tanë heshturazi kanë shpallur armëpushim ndaj kërkesave kombëtare atëherë duhet dhe jemi të detyruar të brengosemi si popull për të ardhmen tonë.

Shumica e këtyre politikanëve janë zhytur në debate të thella për disa kërkesa që në disa raste fundin as vet nuk e dijnë se si është dhe si duhet të jetë.

Kjo situatë aspak nuk është e lakmueshme për ne si komb sepse jemi futur në një rrugë pa asnjë dalje apo qorrsokak.Natyrisht sjam kundër politikanëve të vjetër, por jam kundër politikanëve të rrinj të cilët ndërtojnë karrierë si shqiptarë duke parashtruar platforma pak a shumë të njejta me të tjerët vetëm me stilizime më të bukura.
Shqetësuese është se platforma kombëtare është lënë anash.

Nëse populli shqiptar që jeton në Maqedoninë e sotme nuk mendon seriozisht për një platformë kombëtare atëherë brenga shtohet edhe bëhet më e madhe.

Nëse pretendojmë se jemi mbi 800 mijë shqiptarë këtu atëherë pazari duhet të jetë ndryshe nga ai që bëhet sot.Këtij shteti askush nuk mund ta mohojë se ne I kemi dhënë shumë, bile në 2001 I dhuruam edhe themelet e një shteti.Por çka morrëm si kundërshpërblim. Pse të vazhdojmë t`I japim këtij shtetiShqiptarët sidomos gjeneratat e reja duhet të orientohen për një ripozicionim të ri të tyre.

Shqiptarët provuan tre opcione politike nga viti 1991.

Të gjithë në platformën e tyre patën kërkesa të ndryshme, disa pak realizuan diçka jo, megjithatë asnjëra nuk ofroi çka nëse nuk realizohen ato kërkesa.Andaj kësaj popullate I duhet një herë e të dal në rrugë dhe të demostrojë padëgjueshmëri qytetare.Si popull dhe pjesë e këtij shteti skemi pse të heshtim dhe të nënshtrohemi dhe të mësohemi me këtë nënshtrim.Duhet që seriozisht politikanët e rri të kenë në plaftormë afatshkurte edhe opcionin e padëgjueshmërishë qytetare ndaj padrejtësive të cilët kanë qenë në modë në shekujt e 18 dhe të 19.

Platforma e partive politike të cilët duhet të na përfaqësojnë duhet të jetë e ndërtuar mbi parimet kombëtare dhe kërkesat e popullit e jo sipas dëshirave personale.Megjithatë shqetësuese është se kohëve të fundit shqiptarët janë të nënçmuar në të gjitha
Askush nuk lindi që dikush të luajë me fatin e tij dhe ky popull nuk është lodër dhe masë për të votuar.

Duke shikuar historinë shfaqen shpresa se dikur shqiptarët do të triumfojnë ndaj krenarisë që demostron populli maqedon, sepse populli shqiptar I Kosovës shumë sfida ka kaluar dhe askush nuk ka menduar se do të vjen një ditë do të kenë shteti.Shumë gjenerata u treten, u përgjakën, u diskriminuan, por triumfi arriti.

Edhe në këtë drejtim shpresa ngel se një ditë do të fitojmë ndaj kësaj krenarie.
Por triumfi I shqiptarëve të Kosovës ishte se ata herë pas here treguan se s`janë në gjum dhe sdo të shpallin armëpushim asnjëherë, kurse ne kemi shpall armëpushim dhe I kemi ngahur kërkesave me plot kompromise.
Çdo herë dhe çdo kush në raste të vështira kërkon rrugëdalje dhe alternativa, por vetëm ne skemi ndërmend të mendojmë për rrugë të reja dhe opcione radikale.

Shqiptarët kohëve të fundit kanë humbur kuptimin e nacionalizmit I cili dita ditës rritet tek pala tjetër.Heshtja jonë krijon përshtypje se skemi nevojë për nacionalizëm por vetëm xhelozojmë ndaj palës tjetër kur shfaq publikisht patriotizmin e tyre karshi Greqisë.

autori është student I Gazetarisë në USHT

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *