Home / Lajme / Maqedoni / Arrijnë vaksinat e para kundër gripit A(H1N1)

Arrijnë vaksinat e para kundër gripit A(H1N1)

20 nëntor-
Në Maqedoni kanë mbërritur pesë mijë dozat e para të vaksinës kundër virusit AH1N1 dhe se ato do të shfrytëzohen për vaksinimin e mjekëve dhe stafit të Klinikës Infektive në Shkup, dhe pjesa tjetër për personelet e tjera mjekësore në mbarë vendin, duke përfshirë këtu edhe ministrin Bujar Osmani, i cili ka thënë se do të përfshihet në fazën e parë të vaksinimit. Ministri Osmani ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme pritet të mbërrijë kontigjenti i ri i dozave të vaksinave. Ai ka shtuar se qytetarët duhet t`i përgjigjen ftesës për vaksinim sepse nuk ka nevojë sipas tij, për shqetësime apo frikë. Nga Klinika Infektive dje kanë njoftuar edhe për 22 raste të reja të personave të infektuar nga virusi AH1N1. Numri i deritanishëm i të infektuarëve shkon rreth 400 veta, ndërsa gjatë dy ditëve të fundit u regjistrua edhe viktima e parë nga ky virus

Urim Hasipi
5000 vaksina kundër gripit H1N1 mbërritën sot në Maqedoni. Vaksinat janë të dedikuar për personelin mjekësor, kurse nuk ka dyshim për sigurinë e tyre, bwri tw ditur Ministri i Shëndetësisë Osmani.
“Dua të them në aspekt të sigurisë të vaksinave se informacioni më i ri që kemi nga OBSH vaksina është po aq e sigurt sa edhe vaksina kundër gripit sezonal. Duhet ta marrin vetëm qytetarët të cilët nuk kanë simptome nga gripi, do të thotë se janë tërësisht të shëndoshë dhe ka kontraindikacion ndaj qytetarëve që kanë alergji ndaj prodhimeve të vezës”, tha Bujar Osmani, ministër i Shëndetësisë.
Ndërkohë 22 pacient me simptoma të gripit H1N1 janë shtruar në klinikën e sëmundjeve infektive, në 24 orët e fundit, 2 prej të cilëve janë në gjendje kritike. Njëri nga pacientët është i kyçur në aparatin e frymëmarrjes, kurse pacienti tjetër është në gjendje kome. Numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar ka arritur në 60.
Nga ana tjetër edhe Fondi për shëndetësi njoftoi masat e reja për pengimin e përhapjes së gripit. Nga sot mjekët do të mund të japin numër të pakufizuar të udhëzimeve për Klinikën e sëmundjeve infektive dhe të gjitha repartet infektive nëpër spitalet e vendit, pa ekzaminime shtesë laboratorike, EKG dhe rëntgen.
“Masa e dytë është ndryshimi i rregullores me të cilën thjeshtësohet procedura e dhënies së udhëzimeve mjekësore për pacientët të cilët kanë simptoma të sëmundjeve të traktit respirator nga ana e mjekut amë. Këto obligime i hoqëm dhe kjo do të vlejë deri më 1 prill 2010”, tha Maja Paranxhieva Zmejkova, drejtore e Fondit për Shëndetësi.
Nga Fondi gjithashtu bën të ditur se është vazhduar afati i vlefshmërisë 5 ditore të recetave akute deri më 15 ditë, me qëllim të shmangies së kontakteve mes pacientëve te mjekët amë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *