Home / Lajme / Maqedoni / Asistenti i USHT-së, fiton çmimin e parë në Konferencën Shkencore të Budapestit

Asistenti i USHT-së, fiton çmimin e parë në Konferencën Shkencore të Budapestit

20 nëntor-
Ndër faktorët që theksohen në analizë janë: niveli i hapjes së ekonomisë, niveli i shpenzimeve qeveritare, niveli i punësisë, zhvillimet në kursin e këmbimit dhe zhvillimet në koston e fuqisë punëtore. Rezultatet e punimit konfirmojnë gjithashtu relacione negative mes Investimeve te Huaja dhe nivelit të punë-zënies. Nga rezultatet 1% rritje ne nivelin e punë-zënies, do te ndikojnë në 4.11% ulje te IHD –ve dhe rezultati kontradiktor, mund t’i atribuohet faktit që një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve kanë aftësi të pamjaftueshme për aplikimin e performansës adekuate gjatë procesit të punës, duke mos kënaqur kërkesën e Investitorëve te Huaj. Kjo veçanrisht, vlen për rastin kur Investimet e Huaja krijohen përmes procesit të privatizimit ose blerjes se kompanive ekzistuese ne vend.

Urim Hasipi
Mr. Bardhyl Dauti, asistent në Fakultetin Ekonomik në USHT-së mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare për hulumtuesit e rinjë “FIKUSZ” 09 organizuar nga Universiteti i Budapestit të Hungarisë. Ne këtë konferencë ai u paraqit me punimin “Determinantet e Investimeve Direkte te Huaja në Maqedoni në periudhën kohore 1994 – 2008”. Në punimin shkencor, autori ka përdorur metodologji të avancuara ekonometrike të analizave të periudhave kohore të ko-integrimit dhe mekanizmit te vektorëve me korrigjim të gabimit. Duke respektuar këtë qasje, në punimin në fjalë, për herë të parë është trajtuar relevanca empirike e hipotezave që nxirret nga literatura e investimeve të huaja në Republikën e Maqedonisë.

Autori nëpërmjet modelit ekonometrik që specifikon determinantet e Investimeve Direkte te Huaja, trajtoi disa nga faktorët të cilët reflektojnë zhvillimet ne sektorin publik, sektorin privat dhe sektorin monetar, si nder faktoret me te rëndësishëm për sjelljen e Investimeve Direkte te Huaja në vendin tonë.

Ndër faktorët që theksohen në analizë janë: niveli i hapjes së ekonomisë, niveli i shpenzimeve qeveritare, niveli i punësisë, zhvillimet në kursin e këmbimit dhe zhvillimet në koston e fuqisë punëtore. Rezultatet e punimit konfirmojnë gjithashtu relacione negative mes Investimeve te Huaja dhe nivelit të punë-zënies.

Nga rezultatet 1% rritje ne nivelin e punë-zënies, do te ndikojnë në 4.11% ulje te IHD –ve dhe rezultati kontradiktor, mund t’i atribuohet faktit që një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve kanë aftësi të pamjaftueshme për aplikimin e performansës adekuate gjatë procesit të punës, duke mos kënaqur kërkesën e investitorëve te huaj.

Kjo veçanrisht, vlen për rastin kur Investimet e Huaja krijohen përmes procesit të privatizimit ose blerjes se kompanive ekzistuese ne vend.

Me këtë punim asistenti Mr Bardhyl Dauti, prezantoi Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, me të cilin mori çmimin “Punimi më i mirë i Simpoziumit”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *