Home / Lajme / Maqedoni / Atasheu për arsim dhe kulturë në Ambasadën amerikane vizitoi USHT-në

Atasheu për arsim dhe kulturë në Ambasadën amerikane vizitoi USHT-në

Tetovë, 5 nëntor –
Në një takim mjaft të ngrohtë dhe miqësor, rektori Reka njoftoi mysafirin amerikan me zhvillimin e jetës akademike në USHT, si dhe me sukseset e arritura deri më tani. Theks i posaçëm gjatë takimit iu kushtua bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes universiteteve amerikane dhe USHT-së, si dhe këmbimit të përvojave akademike.

Urim Hasipi
Atasheu për arsim dhe kulturë në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, Xhon Surfejs, i shoqëruar edhe Gëzim Sulejmani dhe Saranda Arifi nga Këndi Amerikan në Tetovë gjatë ditës së sotme qëndroi në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Atasheu Surfejs, siç qëndron në kumtesën e Zyres për informim pranë USHT-së, me këtë rast u prit nga rektori i USHT-së, Doc.dr. Agron Reka dhe koordinatorët e Qendrës për shërbime studentore dhe karrierë, Daut Memeti dhe ai i Qendrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Shefik Shehu.

Në një takim mjaft të ngrohtë dhe miqësor, rektori Reka njoftoi mysafirin amerikan me zhvillimin e jetës akademike në USHT, si dhe me sukseset e arritura deri më tani. Theks i posaçëm gjatë takimit iu kushtua bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes universiteteve amerikane dhe USHT-së, si dhe këmbimit të përvojave akademike.

Me këtë rast u theksua edhe nevoja e ardhjes së profesorëve amerikanë për të ligjëruar në USHT, siç është rast edhe me profesoreshën Ketri Otaviano, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë do të sjellin përvojën amerikane në USHT.

Të dy bashkëbiseduesit, duke e konsideruar mjaft të suksesëshëm bashkëpunimin e deritashëm, u angazhuan edhe për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes USHT-së dhe Ambasadës amerikane në Shkup, nëpërmjet Këndit Amerikan në Tetovë.

Rektori Doc.Dr. Agron Reka, në shenjë falënderimi për atasheun Xhon Surfejs dhe ligjëratën prezantuese të tij para studentëve të USHT-së, i ndau atij mirënjohje.

Paraprakisht në organizim të Qendrës për shërbime studentore dhe karrierë dhe Zyrës për Marrëdhënie ndërkombëtare të USHT-së, Atasheu për kulturë i Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, mbajti një ligjëratë prezantuese para studentëve.

Ai para studentëve prezantoi mundësitë që ofron programi për kulturë dhe arsim i Ambasadës amerikane, nëpërmjet Këndit Amerikan në Tetovë, për studentët. Pas përfundimit të prezantimit, Surfejs u përgjigj edhe në pyetjet e shumta të studentëve, të cilat kryesisht kishin të bënin me mundësitë e tyre për vazhdimin e përsosjes së tyre në universitetet amerikane.

Ndërkaq Saranda Arifi nga Këndi Amerikan, prezantoi aktivitetin e këtij këndi në Tetovë, si dhe mundësitë që i ofron për studentët e USHT-së. Ajo me këtë rast u shpreh mjaft e kënaqur me interesimin e studentëve, si dhe nga bashkëpunimi i deritashëm e Qendrën për shërbime studentore dhe Karrierë (QeSHK) të USHT-së, thuhet në kumtesën e Zyres për informim pranë USHT-së.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *