Home / Sport / Balotazhi për botërorin 2010, Fitore e Francës në Dablin

Balotazhi për botërorin 2010, Fitore e Francës në Dablin

Pas ndeshjeve të para të barazhit për plasman në kampionatin botëror “Afrika e Jugut 2010”, Franca, Rusia dhe Portugalia krijuan epërsi minimale para ndeshjeve të kthimit, derisa Greqia dhe Ukraina luajtën në Athinë pa gola.

Franca është në situatën më të volitshme pasi fitoren e arriti si mysafire kundër Republikës së Irlandës në Dablin me golin e Anelkes në minutën e 72-të.
Portugalia, në Lisbonë e mposhti Bosnjën e Hercegovinën (1:0) me golin e Bruno Alveshit në minutën e 31-të, por në ndeshjen e kthimit në Zenicë boshnjakët nuk janë pa gjasa, pasi dëshmuan edhe në Lisbonë se kanë një përbërje të shkëlqyeshme dhe vetëm fati sportiv i ndali që të kthehen me një barazim.
Befasoi edhe rezultati në Moskë ndërmjet Rusisë dhe Sllovenisë, ndonëse fitoi nikoqiri me rezultat 2:1, megjithatë nuk mund të thuhet se rusët janë edhe aq shumë të kënaqur pasi pranuan gol dy minuta para fundit të takimit që do ta bëj më interesant ndeshjen e kthimit të mërkurën e ardhshme.

Rezultatet e ndeshjeve të para të barazhit:

Rusia – Sllovenia 2:1 (1:0)
Bilaletdinov 40′, 51′ – Peçnik 88′
Greqia – Ukraina 0:0
Republika e Irlandës – Franca 0:1 (0:0)
Anelka 72′
Portugalia – Bosnja e Hercegovina 1:0 (1:0)
Alvesh 31′

Gjithashtu lexo

E refuzoi Barcelonën, i bashkohet Real Madridit (Foto)

Futbollisti i Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, do të kundërshtojë Barcelonën në favor të një transferimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *