Home / Sport / BALOTAZHI PER KB, BOSNJA NUK ARRIN KUALIFIKIMIN

BALOTAZHI PER KB, BOSNJA NUK ARRIN KUALIFIKIMIN

Portugalia, Franca, Sllovenia dhe Greqia kanë kompletuar listën e vendeve evropiane që e siguruan kualifikimin për në Botërorin 2010. Këto ekipe u treguan më të sigurta në ndeshjet e kthimit, karshi Bosnje e Hercegovinës, Irlandës, Rusisë dhe Ukrainës, për të cilat Afrika e Jugut mbeti vetëm një ëndërr.

Sllovenia befasoi Rusinë në Maribor duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0, por i mjaftueshëm që të zhvleftësoj fitoren ruse në Moskë katër ditë më herët (1:2).
Golin e fitores e shënoi Zllatko Dediq në minutën e parafundit të pjesës së parë. Rusia ndeshjen e përfunoi me nëntë futbollistë, pasi u përjashtuan Kerzhakov në minutën e 67-të dhe Zhirkov në minutën e fundit të takimit.
Për Slloveninë pas botërorit të vitit 2002, do të jetë kjo hera e dytë që marrin pjesë në përfundimtaret e kampionateve botërore të futbollit.
Takimi i shumëpritur në Zenicë ndërmjet Bosnjës e Hercegovinës dhe Portugalisë nuk kënaqi tifozerinë boshnjake, pasi idhujt e tyre u mposhtën në “Bilino Polje” me rezultat identik (0:1) sikur edhe para katër ditëve në Lisbonë. Golin vendimtarë për portugezët e shënoi Meireles në minutën e 56-të.
Franca është kombëtarja e fundit nga kontinenti i Evropës që ka siguruar pjesëmarrjen në kampionatin botëror të futbollit që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.
Francezët u mposhtën në ndeshjen e kthimit në Paris nga Irlanda (0:1), mirëpo pasi me të njëjtin rezultat fituan në Dablin me golin e Anelkes u zhvilluan vazhdimet dy herë nga 15 minuta, ku më tepër fat patën ish kampionët e botës dhe me golin e Uiliem Gallasit në minutën e 103-të barazuan rezultatin në 1:1 që iu siguroi “vizën” për në botërorin e 19-të me radhë që verën e ardhshme mbahet në Afrikën e Jugut.

Ndeshjet e play-offit – Zona e Evropës
Ukraina – Greqia 0:1 (0:0)
Bosnja e H. – Portugalia 0:1 (0:1)
Sllovenia – Rusia 1:0 (1:2)
Franca – Irlanda 1:1 (1:0)

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *