Home / Sport / Behrami s’ndjehet i përgatitur për Zvicrën

Behrami s’ndjehet i përgatitur për Zvicrën

Valon Behrami nuk ndihet i gatshëm për të luajtur për Zvicrën në miqësoren e së shtunës kundër Norvegjisë. Mesfushori kosovar thotë se më shumë do të preferonte të qëndronte në Londër për ta përmirësuar aspektin fizik, pas lëndimit të rëndë që kishte pësuar.

Valon Behrami nuk e ka pritur dhe aq mirë ftesën e selektorit Ottmar Hitzfeld në Kombëtaren zvicerane për miqësoren e së shtunës kundër Norvegjisë.

Mesfushori kosovar është në kërkim të formës së tij më të mirë, pas lëndimit të rëndë që e kishte lënë jashtë fushës 6 muaj, andaj ai do të preferonte më shumë të qëndronte në Londër për ta përmirësuar aspektin e tij fizik.

“Unë po shkoj të luaj për Zvicrën për herë të parë pas lëndimit, por për mua në të vërtetë nuk është koha më e përshtatshme të shkoj atje. Kam nevojë të punoj pas lëndimit që kisha, kështu që nuk jam në të vërtetë i lumtur që e mora këtë ftesë. Unë po përmirësohem çdo ditë, por nuk jam 100 për qind. Kam nevojë t’i përforcoj këmbët. Kjo arrihet me zhvillimin e ndeshjeve”, theksoi 24 vjeçari për uebfaqen angleze mirrorfootball.co.uk.

Ish futbollisti i Lazios ka folur edhe për momentin aktual të skuadrës së tij West Ham United. “Ne po kalojmë në një moment të vështirë, unë po mendoj për këto gjëra. Të jem i sinqertë, unë me të vërtetë dëshiroj të jap gjithçka që mundem për West Hamin. Ne duhet të bëjmë më shumë se që bëmë deri tash, duhet të përmirësohemi”, vazhdoi Behrami.

Behrami është i hapur për t’i filluar bisedimet për kontratën e re me klubin londinez në javët e ardhshme. Ai e ka përsëritur edhe një herë se është më shumë se i lumtur të qëndrojë për kohë të gjatë në Upton Park.

“Unë dëshiroj të qëndroj këtu siç kisha thënë më parë, çdo ditë dëshiroj të qëndroj këtu. Shijoj gjithçka në këtë klub, ku dëshiroj të mbetem 100 për qind”, përfundoi Behrami.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *