Home / Sport / Bekam: Dua Afrikën e Jugut, por…

Bekam: Dua Afrikën e Jugut, por…

Ish-mesfushori i L.A. Galaksi, që në janar do t’i bashkohet Milanit, Dejvid Bekam, ka deklaruar se rikthimi te kuqezinjtë nuk i jep garanci të plotë për Kampionatin Botëror.

Edhe pse qëllimi i tij ishte t’i bashkohej përsëri skuadrës së Leonardos në janar, mesfushori anglez nuk është krejtësisht i sigurtë se do të ketë një vend në listën e të grumbulluarve nga Fabio Kapelo, që do të udhëtojnë drejt Afrikës në qershor të vitit tjetër.

“Fakti që shkova te Milani nuk më jep siguri që do të shkoj në Kampionatin Botëror – u shpreh ‘Spice Boy’ në një intervistë për ‘Fox Sports Radio’ -. Megjithatë, do të bëj gjithçka mundem, për të përfituar nga mundësitë e mia”.

Dhe më tej Bekam shtoi: “Karriera ime ka qenë e ngjashme me malet ruse dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe për 6-8 muajt e ardhshëm. E di që nuk do të jetë aspak e lehtë për mua të jem larg familjes për një kohë kaq të gjatë. Të gjithë ata që më njohin, e dinë atë që ndiej për gruan dhe fëmijët e mi. Të qenët larg tyre është një gjë që më vret”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *