Home / Sport / Bekam: Nuk do të rri përgjithmonë te Milani

Bekam: Nuk do të rri përgjithmonë te Milani

Mesfushori anglez i Milanit, Dejvid Bekam, i deklaron besnikëri LA Galaksi, duke premtuar një rikthim në Amerikë.

“Kurrë nuk kam menduar të lë Shtetet e Bashkuara për t’u rikthyer përsëri në Europë”, u shpreh “Spice Boy”. Ai është gati të udhëheqë Galaksin drejt titullit në kampionatin amerikan dhe më pas të provojë për të fituar një vend në Kombëtaren e Kapelos me Milanin.

Por e ardhmja e tij është sërish tek Los Anxheles: “Jam i përqendruar në kampionatin e këtushëm. Dua të ndihmoj skuadrën me të gjitha mundësitë e mia”. Megjithatë, është për t’u parë nëse Galiani do ta lejojë Bekamin të largohet në përfundim të sezonit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *