Home / Lajme / Rajon / Berisha e përshëndeti rekomandimin e Parlamentit evropian për heqje të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi

Berisha e përshëndeti rekomandimin e Parlamentit evropian për heqje të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi

Tiranë, 14 nëntor
Heqja e vizave është dhurata më e çmuar për qytetarët e Shqipërisë. Do të sillem me përgjegjësinë më të madhe ndaj heqjes së këtij regjimi dhe do të zbatoj reforma që t’u siguroj lëvizje të lirë qytetarëve shqiptarë në Evropë”, shtoi Berisha.

Urim Hasipi
Kryeministri shqiptar Sali Berisha e ka përshëndetur vendimin e Parlamentit evropian që t’i propozojë Këshillit të ministrave të punëve të brendshme të vendeve-anëtare të BE-së të fillojë procedurë për heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi prej 19 dhjetorit.

Këshilli i ministrave të punëve të brendshme të BE-së duhet ta shqyrtojë çështjen për vizat në seancën e ardhshme më 30 nëntor.

Me këtë rast, Berisha theksoi se planifikon t’i bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme, që të mund Shqipëria t’i plotësojë kërkesat e nevojshme dhe vendi të fitojë liberalizim të vizave.

“Heqja e vizave është dhurata më e çmuar për qytetarët e Shqipërisë. Do të sillem me përgjegjësinë më të madhe ndaj heqjes së këtij regjimi dhe do të zbatoj reforma që t’u siguroj lëvizje të lirë qytetarëve shqiptarë në Evropë”, shtoi Berisha

Rasmusen: NATO-s i nevojitet partneritet i gjerë
NATO nuk mund të jetë garanci e sigurisë dhe stabilitetit, nëse nuk kërkon partneritet në tërë botën, tha sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Andres Fog Rasmusen, në hapjen e seminarit të konceptit të tij të ri strategjik, që mbahet në Bërdo afër Kranjës.

Në fjalimin hyrës të tubimit, i cili mbahet me dyer të mbyllura, Rasmusen theksoi se Aleanca është e vetëdijëshme se suksesi do të jetë i mundshëm me angazhim të plotë të të gjithë aktorëve kyçës politikë botëror.

Në seminarin, me të cilin kryeson sekretarja e mëparshme amerikane e shtetit Medlin Ollbrajt, marrin pjesë një numër i madh i ekspertëve nga sfera e sigurisë dhe politikës ndërkombëtare.

Në fjalimin e saj, Ollbrajt përmendi rëndësinë e aftësisë së NATO-s të përgjigjet në, siç tha, çështjeve të paparashikuara.

Terrorizmi, përleshjet etnike, kriza energjetike, ndryshimet klimatike dhe katastrofat humanitare janë kërcënime të cilat kërkojnë kujdes, si individualisht, ashtu edhe bashkarisht, tha Ollbrajt.

Në emër të nikoqirit të takimit, Sllovenisë, pjesëmarrësit i përshëndeti shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zhbogar, i cili theksoi se roli i NATO-s sot është shumë më i rëndësishëm se sa më parë

Policia greke kumtoi se një bombë ka shpërthyer para një ndërtese në Athinë, ku jeton një deputet i Partisë Socialiste në pushtet PASOK.

Në incidentin nuk ka të lënduar, ndërsa u shkaktua dëm i vogël material. Shpërthimi ka ndodhur para paralajmërimit paraprak me telefon në polici.

Policia konfirmoi se mjeti shpërthyes është aktivizuar pasdite para hyrjes së ndërtesës ku jeton deputeti Dhimitris Andulakis në paralagjen lindore Kareas.

Tani për tani nuk dihet nëse gjatë kohës së shpërthimit Andulakis ka qenë në shtëpinë e tij.

Deri tani asnjë organizatë nuk ka ndërmarrë përgjegjësi për incidentin
Një lokomotivë dhe tre vagona të një treni të shpejtë kanë dalë nga binarët në afërsi të Eskishehirit në Turqinë Perëndimore, njoftuan mediat turke.

Në vendin e aksidentit mbërritën automjetet e ndihmës së shpejtë, por tani për tani nuk ka informata për të lënduar eventual dhe viktima.

Në tren, i cili ka qarkulluar në relacioni Ankara – Eskishehir, sipas CNN Truk ka pasur 245 udhëtarë, ndërsa sipas botimit elektronik të gazetës “Hyriet” rreth 500 udhëtarë.

Ministri turk i Transportit Binali Jilderim deklaroi në Parlament se incidenti nuk është serioz dhe se ka ndodhur gjatë kalimit të trenit nga binarët për lëvizje të shpejtë të linjës normale hekurudhore

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *