Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti për vizitë pune në Bruksel

Bexheti për vizitë pune në Bruksel

2 nëntor-
Krijimi i Komitetit të përbashkët Konsultativ vjen pas mbështetjes së Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndaj kërkesës së Maqedonisë, të shprehur gjatë takimit të katërt midis BE-së dhe Republikës së Maqedonisë të mbajtur në Bruksel më 24 korrik 2007.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, javën e kaluar mori pjesë në takimin e Komitetit të përbashkët konsultativ midis Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian dhe Komisiont Ndërlidhës të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Komitetin e Rajoneve të BE-së, të mbajtur në Bruksel.
Në këtë takim pjesëmarrësit kanë përcaktuar rregullat e procedurës të Komitetit të përbashkët konsultativ.

Komiteti do të përgatisë një bazë për zgjerim të Bashkimit Evropian duke promovuar dialogun politik dhe bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve regjionale dhe lokale të BE-së me homologët e tyre në Republikën e Maqedonisë.

Komiteti i përbashkët do të takohet katër herë në vit, ndërsa njëri nga këto takime do të organizohet në Maqedoni. Gjithashtu, ky Komitet do të përpilojë një projekt-agjendë, duke marrë parasysh kërkesat e paraqitura nga Këshilli i Stabilizim-Asocimit dhe propozimin e paraqitur nga palët kontraktuese, si dhe nga anëtarët e tij. Kjo projekt-agjendë do të miratohet në fillim të çdo takimi.

Krijimi i Komitetit të përbashkët Konsultativ vjen pas mbështetjes së Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndaj kërkesës së Maqedonisë, të shprehur gjatë takimit të katërt midis BE-së dhe Republikës së Maqedonisë të mbajtur në Bruksel më 24 korrik 2007.

Takimi i mbajtur javën e kaluar, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti, vjen pas Vendimit të Komitetit të Rajoneve të Byrosë së BE-së të datës 3 mars 2008 nëpërmjet të cilit parashihej të përcaktohen rregullat e procedurës së funksionimit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *