Home / Sport / Bild zbulon dy futbollistë gjerman të dyshuar për kurdisje

Bild zbulon dy futbollistë gjerman të dyshuar për kurdisje

Dy futbollistët e Bundeligës 2 të Gjermanisë, Thomas Cichon (33) dhe Thomas Reichenberger (35), janë dyshja e parë e futbollistëve të dyshuar në aferën e kurdisjes së ndeshjeve nëpër bastore. Identitetin e tyre e ka zbuluar gazeta më e madhe në gjermani Bild.

Për Cichonin, këtë verë kapiten i Osnabrückit, i cili luan në Afrikën e Jugut, gazetarët e Bildit nuk e kanë zbuluar vetë, por këtë ua ka zbuluar Reichenberger. “Trajneri më ka thënë se unë qenkam i dyshuar. Direktivat janë nga klubi, por unë për këtë gjë për momentin nuk dua të flas”.

Bild ka shkruar se organet e hetuesisë në Gjermani dyshojnë se Reichenberger ka pranuar 25 mijë euro që t’i shkaktojë humbje skuadrës së tij nga Nürnbergu në sezonin e kaluar në Bundesliga 2. Nürnberg e ka mbetur në Bundesligë, përderisa Osnabrück ka rënë në ligën e tretë.

Në karrierën e tij, sulmuesi 35 vjeçar ka luajtur 81 ndeshje në Bundesligë dhe këtë e ka bërë me fanellat e Bayer Leverkusenit, Eintrachtit të Frankfurtit dhe Energy Cottbusit.

UEFA ka publikuar se, në bashkëpunim me zyrtarët gjermanë, është duke hetuar më shumë se 200 ndeshje futbolli në ligat evropiane. Bild ka theksuar se policia deri tash ka arrestuar 17 persona.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *