Home / Lajme / Maqedoni / Bilt: Gruevski dhe Papandreu të ulen në negociata për emrin

Bilt: Gruevski dhe Papandreu të ulen në negociata për emrin

18 nëntor – Rruga më e sigurtë për zgjidhjen e kontestit të emrit është që kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Jorgos Papandreu dhe Nikolla Gruevski, të ulen në tryezë të njëjtë, konsideron kryesuesi i Bashkimit Evropian, Karl Bilt.

Pas porosive të djeshme optimiste se kontesti për emrin është i zgjidhshëm, ministri suedez i Punëve të Jashtme, Karl Bilt, në një deklaratë ekskluzive për “Deutsche Welle” u sugjeroi Jorgos Papandreut dhe Nikolla Gruevskit të hyjnë në negociata të drejtëpërdrejta për t`i dhënë fund kontestit i cili tashmë 18 vjet vështirëson marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Maqedonisë.
“Konsideroj se është e rëndësishme që dy kryeministrat të bisedojnë drejtpërdrejt e më pas mbështetjen e nevojshme teknike ta sigurojë ndërmejtësi i Kombeve të Bashkuara, por para së gjithash konsideroj se thelbësor është dialogu i drejtpërdrejt politik midis Shkupit dhe Athinës”, shprehet Karl Bilt.
Në pyetjen se pse është aq optimist lidhur me këtë çështje, ministri i jashtëm suedez dhe kryesues i Bashkimit Evropian, sqaron se zgjidhja qëndron para së gjithash në vullnetin politik.
“Kam parë se gjëra të mëdha mund të arrihen me vullnet politik. Unë shikoj rastin për zgjidhjen e problemit, i cili duhet shfrytëzuar. Kjo është situatë në të cilën nuk do të ketë të mposhtur për të dyja vendet dhe për rajonin dhe sinqerisht shpresoj se liderët politikë do ta shfrytëzojnë. Anulimi i këtij problemi do të jetë në dëm të të dyja shteteve, pa dyshim, të dyja shtetet do të vuanin nga kjo”, shprehet Karl Bilt.
Në linjë të njëjtë është edhe komisioneri evropian Oli Ren, i cili gjatë kësaj periudhe po ashtu shikon një rast të shkëlqyeshëm për zgjidhjen e problemit.
“Sipas meje, ky është një rast real, i cili deri tani duhet të materilizohet me zgjidhjen e problemit dhe heqjen e tij nga rendi i ditës”, tha Ren

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *