Home / Sport / Bllazheviq: Jam i demoralizuar

Bllazheviq: Jam i demoralizuar

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Bosnje e Hercegovinës, Miroslav Çira Bllazheviq, ka qenë tejet i pikëlluar pas humbjes së mbrëmshme ndaj Portugalisë në Zenicë (0:1), në ndeshjen e kthimit të balotazhit për kualifikim në Botërorin 2010….

“Nuk kam për çka t’i fajësoj futbollistët. Është fakt që pa katër futbollistë të rëndësishëm nuk kemi mund të luajmë më mirë. Thjeshtë, ne nuk kemi një fond aq të madh të futbollistëve, që mund t’i kompensojmë lehtë mungesat e katër figurave kyçe në kombëtare”, ka pohuar Bllazheviq, duke shtuar: “Momentalisht nuk jam në gjendje ta drejtoj edhe më tej këtë skuadër, jam i demoralizuar dhe i zhgënjyer, por kjo nuk do të thotë se nesër nuk do të jetë më ndryshe. Është vështirë të thuhet nëse ky është fundi i karrierës sime si trajner. Jam krenar për këtë skuadër. Kam besuar që mund të arrijmë në Afrikë, por nuk kishim fat”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *