Home / Sport / Boks: Dejvid Hej mposht Valujevin

Boks: Dejvid Hej mposht Valujevin

Boksieri britanik Dejvid Hej ka fituar titullin e kampionit botëror në kategorinë super të rëndë në versionin WBA pasi që mbrëmë në Nyrnberg të Gjermanisë ka mundur rusin Nikolaj Valuev.
Hej ka fituar titullin në takimin që është zhvilluar në 12 raunde dhe që është vendosur nga gjykatësit.

Kampion i ri botëror në boksin profesionist për peshat e rënda në versionin WBA është britaniku 29-vjeçar, Dejvid Hej. Ai në Nyrnberg në 12 runda ka mposhtur kampionin e deritashëm, kolosin rus, Nikolaj Valujev, me vendimin e gjyqtarëve.
Dy gjyqtarë meçin e vlerësuan 116:112 për Hejin, derisa për të tretin dueli i shte i barabartë (114:114).
Për Hejin (më i shkurt se boksieri rus madje për 28 cm) ishte meçi i tij i 24-të në karrierën profesionale dhe fitorja e 23-të (ka pësuar vetëm një humbje), derisa për Valujevin 36-vjeçar ishte ky dueli i tij i 53-të dhe disfata e tretë në ring.
Hej është britaniku i parë pas të famshmit Lenoks Luis që stoliset me titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *