Home / Lajme / Maqedoni / Bora e parë shkakton telashe ne Tetovë dhe Gostivar

Bora e parë shkakton telashe ne Tetovë dhe Gostivar

3 nëntor-
Reshjet e reja të dëborës, krahas të tjerave, e vështirësuan dhe në përmasa të mëdha e ngadalësuan zhvillimin e komunikacionit në rajonin më të gjërë të Pollogut, theksoi Josifoski dhe për këtë arsye, por edhe për shkak të paralajmërimeve të sinoptikëve se reshje të dëborës janë të mundura edhe gjatë ditëve të ardhshme, Sektori për punë të brendshme Tetovë dërgoi apel deri te shoferët të jenë maksimalisht të kujdesshëm dhe ta përshtasin shpejtësinë sipas kushteve në rrugë.

Urim Hasipi
Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës kanë ndodhur gjithsej shtatë aksidente, prej të cilëve pesë në rrethinën e Gostivarit dhe tre në Tetovë, informoi policia e Tetovës.
“Në numrin më të madh të tyre është shkaktuar vetëm dëm material, ndërsa në një më lehtë janë lënduar dy persona. Tre aksidente kanë ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në të cilin prej në mëngjesin e sotëm është ndaluar lëvizja e automjteve të rënda të transportit me rimorkio”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Reshjet e reja të dëborës, krahas të tjerave, e vështirësuan dhe në përmasa të mëdha e ngadalësuan zhvillimin e komunikacionit në rajonin më të gjërë të Pollogut, theksoi Josifoski dhe për këtë arsye, por edhe për shkak të paralajmërimeve të sinoptikëve se reshje të dëborës janë të mundura edhe gjatë ditëve të ardhshme, Sektori për punë të brendshme Tetovë dërgoi apel deri te shoferët të jenë maksimalisht të kujdesshëm dhe ta përshtasin shpejtësinë sipas kushteve në rrugë.

“U rekomandohet të posedojnë dhe, nëse kjo është e domosdoshme, varshmërisht nga gjendja momentale, të përdorin pajisje dimërore, posaçërisht nëse udhëtojë drejt Kodrës së Diellit, Strazhës dhe Mavrovës, edhe pse detyrimi ligjor ende nuk ka hyrë në fuqi dhe do të zbatohet nga data 15 i këtij muaji”, tha Josifoski.

Gjoba për mosmbajtje të pajisjes dimërore është 15 euro në kundërvlerë të denarit dhe do të shqiptohet pa përjashtime

NPK e përgatitur për sezonin dimëror

3 nëntor-Ndërmarrja Publike Komunale Tetova- Tetovë, të martën ka njoftuar se në bazë të operativës së organizimit për pastrimin e akseve rrugore që janë në kompetencë të komunës së Tetovës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për sezonin e dimrit. Drejtori i kësaj ndërmarrje , Hasan Luma, tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për intervenimin në kohë në akset rrugore për të cilat përkujdeset komuna e Tetovës.
Sipas tij, kjo ndërmarrje gjatë sezonit dimëror do të mirëmbajë rrugët: Tetovë – Gjermë, Tetovë – Gajre –Shipkovicë – Brodec – Veshallë – Bozovcë – Lisec, rrugën Tetovë – Llacë – Sellcë dhe Vejcë, rrugën Tetovë – Jedoarcë dhe Setole, rrugën Tetovë – Saraqinë – Falisht dhe rrugët brenda qytetit. Kjo ndërmarrje ka siguruar kripë të nevojshme, e cila do të shfrytëzohet për mirëmbajtjen e akseve rrugore gjatë sezonit dimëror. Komuna e Tetovës nuk do të përkujdeset për rrugët që nuk janë në kompetenca të sajMagjistralja Tetovë – Jazhincë është në kompetenca të ndërmarrjes “ Makedonija Pat”, po ashtu në kompetenca të kësaj ndërmarrje janë edhe autostrada Tetovë – Shkup, Tetovë – Gostivar dhe rruga regjionale Tetovë- Pirok. Sipas Lumës ndërmarrja që ai drejton do të jetë aktive me kapacitet të plotë në mirëmbajtjen e akseve rrugore me qëllim të lëvizjes së lirë të qytetarëve gjatë sezonit dimërorë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *