Home / Sport / Botërori 2010, FIFA përcakton vazot e shortit

Botërori 2010, FIFA përcakton vazot e shortit

FIFA ka publikuar në faqen e saj zyrtare (fifa.com) katër vazot për shortin e finaleve të Kampionatit Botëror, që do të hidhet më 4 dhjetor në Cuidad del Cabo të Afrikës së Jugut.

Secila nga 4 vazot përmban nga tetë skuadra, aq sa do të jetë dhe numri i grupeve në kampionatin botëror. Në vazon e parë bën pjesë vendi organizator i këtij kampionati, Afrika e Jugut, kampionët e botës së Italisë, 5 herë kampionët e botës së Brazilit, kampionët e Evropës, Spanja si dhe skuadrat e Gjermanisë, Anglisë dhe Argjentinës.

Në këtë vazo do të bëjë pjesë edhe skuadra fituese e play-offit të Evropës, që do të caktohet mes Francës dhe Irlandës. Në vazon e dytë gjenden të gjitha skuadrat e tjera evropiane të kualifikuara.

Në vazon e tretë bëjnë pjesë skuadrat e kualifikuara nga Afrika dhe Amerika e Jugut, ndërsa në vazon e katërt bëjnë pjesë ekipet e kualifikuara nga zona e Azisë, Amerikës Veriore dhe Oqeanisë.

Ndërkohë, nesër priten katër ekipet e fundit të kualifikuara nga zona Evropës, pas ndeshjeve të play-oofit Francë-Irlandë, Portugali-Bosnje, Rusi-Slloveni dhe Greqi-Ukrainë.

Vazo 1:
Afrika e Jugut
Brazili
Spanja
Italia
Gjermania
Argjentina
Anglia
Franca/Irlanda

Vazo 2:
Holanda
Portugalia/Bosnja
Rusia/Slovenia
Zvicra
Greqia/Ukraina
Serbia
Danimarka
Sllovakia

Vazo 3:
Bregu i Fildishtë
Gana
Kameruni
Nigeria
Egjipti/Algjeria
Paraguai
Kili
Uruguai/Kosta Rika

Vazo 4:
Japonia
Koreja e Jugut
Koreja e Veriut
Australia
Zelanda e Re
Shtetet e Bashkuara
Meksika
Hondurasi

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *