Home / Sport / Boterori, Henry pranon prekjen me dore

Boterori, Henry pranon prekjen me dore

Kapiteni i kombetares se Frances, Henry ka pranuar prekjen me dore te topit perpara se t’ia kalonte Gallas ne golin e shenuar ndaj Irlandes.

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, thotë se ai kishte prekur topin me dorë, gjatë aksionit që rezultoi me golin e barazimit dhe të kualifikimit të Francës në Botërorin 2010. Një gol kontrovers i shënuar në vazhdim të ndeshjes nga William Gallas, i cili pranoi një pasim të Henry, çoi në 1-1 rezultatin, duke neutralizuar golin e Robbie Keane dhe duke i dhënë Francës avantazhin 2-1 nga të dyja ndeshjet si dhe biletën për në Afrikën e Jugut. “Të jem i sinqertë, ishte prekje me dorë. Por unë nuk jam arbitër. Do të kishte qenë mirë ta bëja atë në një mënyrë tjetër, por siç thash, unë nuk jam arbitri”, ka thënë sulmuesi i Barcelonës.
“Po ka pasur nje prekje me dore, por nuk jam une arbitri. Isha ne zone, ishin dy mbrojtes perpara meje. Topi u perplas ne doren time, arbitri nuk e pa dhe une vazhdova te luaja”, eshte shprehur Henry.
“Mirepo kjo nuk e ndryshon faktin se jam i gezuar per kualifikimin tone”, theksoi futbollistit francez.

Shtypi kritikon Francen

Shtypi francez ka kritikuar kombetaren e tij per prekjen me dore te Henry ne ndeshjen kunder Irlandes.

“Dora e Zotit”, ky eshte titulli qe ka vene e perditshmja sportive franceze “L’Equipe”, qe flet per nje faull te madh me dore te Thierry Henry dhe ve ne dukje se “kete mengjes mbizoteron ideja se Afrika e Jugut eshte ende larg”.

“Le Parisien” e cileson “te mrekullueshem dhe te madh” faullin e Henry, ndersa “Le Figaro” flet per “doren e lirise”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *