Home / Sport / Brazili mund Angline, Spanja fiton me Argjentinen

Brazili mund Angline, Spanja fiton me Argjentinen

Brazili ka fituar 1-0 miqesoren e luksit me Angline ne Katar, nje sfide mes dy pretendenteve kryesore per boterorin Afrika e Jugut 2010.

Kapello i privuar shume nga mungesat e rendesishme nxori ne fushe formacionin joideal, shkak ky qe solli dominimin e qarte te Selecaos se Dunges gjate 90 minutave.

Goli i fitores per Brazilin u shenua ne minuten e 47 nga Nilmar.

Sulmuesi i Vijarealit shfrytezoi mjaft mire nje pasim te Elanos duke e derguar topin ne porten e anglezeve.

Disa minuta me vone brazilianet kishin mundesine per te dyfishuar rezultatin, por Luis Fabiano nuk arriti te shnderroje ne gol nje 11 metersh te fituar nga autori i golit te vetem te ndeshjes, Nilmar.

Edhe Spanja ka fituar 2-1 miqesoren me Argjentinen ndeshje e luajtuar ne Vicente Calderon. Xabi Alonso me dygoleshin e tij i ka dhene fitoren skuadres se Del Boskes qe fitoi te gjitha ndeshjet ne eleminatoret e boterorit Afrika e Jugut 2010.

Ne minuten e 16 te pjeses se pare mesfushori i Real Madrid kaloi vendasit ne avantazh, nderkohe qe Messi barazoi ne pjesen e dyte me nje 11 metersh.

Ne minuten e 86, i ka takuar Spanjes te shenoje me 11 metersh pas prekjes se topit me dore nga Demikelis. Autor ishte serish Alonso.

Nje rikthim jo shume i mire ky per Maradonen ne Spanje, nderkohe qe ekipi i Del Boskes konfirmohet si nga nga skuadrat me ne forme ne futbollin boteror.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *