Home / Sport / Brus, i dehur nga performanca e Canes

Brus, i dehur nga performanca e Canes

Trajneri i Sanderlendit, Stiv Brush, eshte i dashuruar pas Lorik Canes dhe paraqitjet e tij ne fushe. Ai beson se shqiptari solli freski ne “Wearside”.

Mesfushori eshte shnderruar tashme ne nje hero kulti ne “Stadium of Lights” dhe te gjithe cuditen se si munden ta merrnin per vetem 5.8 milione euro nga Marseja ne korrik. Por Brus nuk eshte i befasuar nga heroi i shume adhuruar nga tifozet e Sanderlendit dhe zbulon se eshte bere nje fans i madh i mesfushorit, pasi e pa ate te luaje kunder Liverpulit ne Champions League.

Trajneri i “Maceve te Zeza” tha dje per “Sunday Mirror”: “Une e pashe ate ne ndeshjen Marseje-Liverpul. Ai e trembi Steven Xherrardin qe ne nderhyrjen e pare”. Me pas trajneri thekson se i ka bere pershtypje entuziazmi i lojtarit shqiptar nga ndeshja ne ndeshje. “Por ai qe mua me ka bere pershtypje eshte entuziazmi i tij ne pergjithesi, pohon trajneri Brus.

“Ju nuk e keni ndjekur per shume kohe ate, qe te shihni mire se cfare eshte ne gjendje te beje ne fushen e lojes. Ai ishte nje figure kulti te Marseja ne France, ishte kapiteni i saj, gje qe nuk eshte e lehte. Ndersa tani ai eshte nje hero kulti ketu te ne dhe une e kisha parashikuar nje gje te tille qe ne momentin qe e bleme. E mendova se do te ishte e veshtire t’ia merrnim kapitenin Marsejes. Me ndryshimin e trajnerit, Didier Deschamps solli lojtaret e tij gjate merkatos se veres, keshtu qe Loriku u la i lire te largohet”.

Brus beson se loja fizike e futbollit anglez i pershtatet ne menyre perfekte stilit luftarak te Canes. “Ai adhuronte te luante ne Angli, shtoi me pas trajneri. Stili i tij eshte ideali per futbollin tone. Ai i pelqen duelet fizike. Njerezit me pyeten se perse e bera kapiten, por ju mjafton ta shihni cfare ben ai per ekipin. Ai eshte nje djale inteligjent, i pashem, ka shume tifoze, mbi te gjitha femrat cmenden pas tij. Une nuk dua t’i heq asgje lojes se tij. Ai ka eshte nje freski per skuadren tone”, perfundon Stiv Brus.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *