Home / Sport / Bufon: Pas ndeshjes me Bajernin do të operohem

Bufon: Pas ndeshjes me Bajernin do të operohem

Portieri i Juventusit dhe i kombëtares italiane, Xhanluixhi Bufon, ka bërë të ditur se ndërhyrja kirurgjikale e programuar në menisk, do të kryhet pas përballjes me bavarezët në Champions.

“Do të luaj me Interin dhe nëse do të jetë e nevojshme, edhe me Bajernin e Mynihut në Ligën e Kampionëve. Pastaj do të operohem”, deklaroi Bufon nga grumbullimi i kombëtares së Lipit në L’Akuila për ndeshjen e nesërme miqësore kundër Hollandës.

Ndërsa në lidhje me të ardhmen e tij në skuadrën përfaqësuese, numri një i kampionëve të botës në fuqi (që nesër plotëson numrin jubilar të 100 ndeshjeve me fanellën “Azurre”), tha: “Për mua kombëtarja është shumë e rëndësishme. Kur të mos thirrem më, kjo do të thotë se do është momenti për të hequr dorë”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *