Home / Sport / Bundesliga gjermane, katër fitore të mysafirëve

Bundesliga gjermane, katër fitore të mysafirëve

Skuadra e Werder Bremenit ka shënuar fitore të lartë prej 6-0 si mysafir i Freiburgut në ndeshjen e zhvilluar në Badenova Stadion.

Skuadra e Verderit të Bremenit ka deklasuar si mysafir Frajburgun duke e mposhtur me rezultat 6:0, në kuadër të javës së 13 të kampionatit gjerman në futboll.

Fitore të thellë si mysafir ka shënuar edhe Hofenhajm kundër Këlnit me rezultat 4:0. Edhe Nurnberg ka mposhtur si mysafir Uolfsburgun me rezultat 3:2, sikurse edhe Borusia (M) e cila mundi në Frankfurt Ajntrahtin me rezultat 2:1.

Shalke ka shënuar fitore para shikuesve të vet ndaj Hanoverit 2:0, ndërsa dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar pa fitues Shtutgart – Herta 1:1 dhe Borusia Dortmund – Majnc 0:0.

Nesër takohen: Bajern Munih – Bajer Leverkuzen dhe Hamburg – Bohum.

Tabela: Verder 26, Bajer Leverkuzen 26, Shalke 25, Hofenhajm 23, Hamburg 23 etj.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *