Home / Sport / Bunjaku 45, Behrami 28 minuta kundër Norvegjisë

Bunjaku 45, Behrami 28 minuta kundër Norvegjisë

Kombëtarja e Zvicrës pësoi humbje në miqësore me rezultat 0:1 nga kombëtarja e Norvegjisë në futboll.

Në stadiumin e futbollit në Gjenevë ishin tubuar 16.000 shikues, të cilët shikuan një lojë të mirë te të dyja kombëtaret që dëshmuan në fushë. Dy shqiptarë që luajnë për Zvicrën, Albert Bunjaku e Valon Behrami janë aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes. Bunjaku inkuadrohet në lojë në minutën e 46-të në vend të futbollistit Frei, ndërsa Behrami në minutën e 62-të zëvendësoi Huggelin. Norvegjia golin e fitores e shënoi në minutën e 48-të nëpërmjet penalltisë, të cilën e realizoi Carew. Në minutën e 55-të një veprim i mirë mes Bunjakut e Huggelit, por rasti nuk u finalizua. Bunjaku rrezikoi ë minutën e 67-të portën norvegjeze, sikurse edhe norvegjezët patën rastet e tyre. Bunjaku e Behrami luajtën mjaft mirë kundër Norvegjisë. Albert Bunjaku pati edhe debutimin e parë, ku iu dha rasti të luajë 45 minuta, ndërsa Behrami luajti 28 minuta.

Zvicra-Norvegjia 0:1 (0:0)

Shikues: 16000.

Gjyqtarë: Whitby (Uellsi).

Shënues: Carew (48′-nga penalltia).

Zvicra: Benaglio; Lichtsteiner (Philipp Degen 46′), Barmettler, Senderos (Von Bergen 46′), Ziegler; Inler, Schwegler, Huggel (Behrami 62′), Barnetta (David Degen 61′); Frei (Bunjaku 46′), Derdiyok (Streller 46′).

Norvegjia: Knudsen; Högli, Höiland, Hangeland, John Arne Riise; Hauger (Solli 86′); Huseklepp (Moldskred 40′), Skjelbred, Haestad (Tettey 65′), Pedersen; Carew (Braaten 78′).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *