Home / Sport / Bunjaku shënoi dy herë kunër Wolfsburgut

Bunjaku shënoi dy herë kunër Wolfsburgut

Sulmuesi shqiptar Albert Bunjaku ka shënuar dy gola brenda tetë minutash për të ndihmuar ekipin e tij Nurnbeng të shënojë fitore me rezultat 3:2 në takimin në udhëtim ndaj ekipit kampion të Gjermanisë Wolfsburg.

Pas një pjese të parë pa gola, ishte pikërisht Bunjaku që theu rezultatin 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, duke i çuar në epërsi mysafirët (56’). Vendasit reaguan shpejt dhe barazuan pas vetëm tre minutash me anë të Ashkan Dejagah (59’).

Por, as Bunjaku nuk e zgjati shumë dhe pas vetëm pesë minutash riktheu epërsinë për Nurnbergun. Kampionët barazuan sërish me anë të Grafite, 13 minuta para fundit të kohës së rregullt, por tre pikët për mysafirët i siguroi Peer Kluge në kohën shtesë të ndeshjes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *