Home / Sport / Bunjaku shënon sërish

Bunjaku shënon sërish

Albert Bunjaku e ka shënuar gol në barazimin e skuadrës së tij Nurnberg me rezultat 2:2 me Werder Bremen.

Sulmuesi kosovar e shënoi golin e dytë në minutën e 33-të. Ai u zëvendësua në minutën e 55-të nga bashkëlojtari Vidosic.

Para Bunjakut, për vendësit kishte shënuar Eigler qysh në minutën e tretë të ndeshjes. Ndërsa, golat për Werder i shënoi Hunt (71’ e 90’).

Për Bunjakun ky ishte goli i katërt në elitën e futbollit gjerman.

Pas këtij barazimi, Nurnberg mbetet në pozitën e 16-të në Bundesliga 1 me 9 pikë të tubuara. Xhiron e ardhshme, kjo skuadër do të luajë kundër Mainz.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *