Home / Sport / Cana kthehet kunder Arsenalit

Cana kthehet kunder Arsenalit

Lorik Cana do te kthehet si titullar te Sanderlendi, nderkohe qe aktivizimi i shqiptarit nga minuta e pare shihet si vendimi me i lehte per trajnerin Stiv Brus per sfiden e fundjaves me Arsenalin.

Levizja e pare e drejtuesit te stolit te “maceve te zeza” pas pushimit per ndeshjet nderkombetare, do te jete pozicionimi i kapitenit ne qender te mesfushes. Cana nuk luajti ne takimin e fundit kunder Totenhemit, per shkak te pezullimit njejavor pas pese kartoneve te verdhe te marre ne kampionat.

6-vjeçari i afruar ne fillim te sezonit nga Olimpik Marseja eshte nje prej lojtareve te preferuar te Brus, i cili nuk heziton asnjehere ta theksoje kete. Tekniku tha: “Deri me tani Loriku ka konfirmuar gjithçka qe prisja prej tij ne momentin kur vendosa ta blej, madje edhe diçka me shume. Ai eshte nje futbollist i mire, por shpesh njerezit e harrojne kete fakt, pasi perqendrohen me shume te nderhyrjet e forta te Canes”.

Kete jave, kuqeziu do te perballet me “topçinjte” e Arsen Venger, qe ishin nje prej kandidateve kryesore per te marre sherbimet e mesfushorit, duke e cilesuar pasardhesin e Patrik Vieirase. Perveç Arsenalit, per Canen interesohej edhe Liverpuli i Rafa Benitez. Shqiptari shpreson te jete serish protagonist ne “Stadiumin e Drites”, ashtu sikurse ndodhi ne fitoren 1-0 perballe “Reds”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *