Home / Sport / Cana ndihmon 500 familje të varfra në Gjakovë

Cana ndihmon 500 familje të varfra në Gjakovë

Lorik Cana edhe një herë ka treguar shpirtin e tij human, pasi që në prag të festës së Bajramit, do të finansojë ndihma për 500 familje të varfëra në qytetin e Gjakovës. Kjo tregon se përvec se bëhet fjalë për një futbollist fantastik, ai njëkohësisht është edhe një njeri i shkëlqyeshëm dhe human.

Ambasadori i UNICEF-it, futbollisti i shquar shqiptar, Lorik Cana do t’i dorëzojë Kryqit të Kuq Komunal të Gjakovës miell dhe nga një pako ushqimore për 500 familje të varfra, dhurata këto që do t’u jepen në prag të Festës së Bajramit.

“Edhe me këtë rast u dëshmua humaniteti i madh i Lorikut për familjet e varfra, për çka ne, n emër të familjeve nevojtare, i jemi mirënjohës”, tha të mërkurën Dushe Basha-Lama, koordinatore e Kryqit të Kuq të Gjakovës.

Ajo ka bërë të ditur se në procedurë është hartimi i listës së familjeve që kanë më së shumti nevojë, ndërsa numri i atyre familjeve që i janë drejtuar KK të Gjakovës për ndihma në ushqim, veshmbathje dhe lëndë djegëse ështjavascript:void(0);ë 580 sish.

Ditë më parë, Lama ishte ankuar se në kuadër të Muajit të Solidaritetit kishte pak prurje të ndihmave.

Lorik Cana, futbollist i “Sunderland”-it në Premier Ligën angleze dhe njëkohësisht futbollist i Kombëtares së Shqipërisë, edhe në shumë raste tjera është treguar solidar, duke u ndihmuar fëmijëve, të varfërve dhe sportistëve kosovarë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *