Home / Lajme / Botë / Çdo i dyti britanik refuzon vaksinën kundër gripit të derrave

Çdo i dyti britanik refuzon vaksinën kundër gripit të derrave

18 nëntor – Çdo i dyti britanik i cili bën pjesë në grupin e rrezikshëm të pacientëve refuzon të pranojë vaksinë kundër virusit A (H1N1), tregoi një hulumtim lokal.

Njerëzit të cilët refuzojnë të vaksinohen, këtë e bëjnë më së shpeshti për shkak të frikës nga reaksionet negative, apo për shkak se virusi te një numër i madh i të infektuarve është treguar si jo shumë i rrezikshëm.
Doktorët sqarojnë se rezistencë të fuqishme hasin te shtatëzënet, tek të cilët realisht ekziston rrezik i madh prej komplikimeve.
Numri më i madh i pacientëve janë të bindur se vaksinimi nuk është i sigurtë dhe i domosdoshëm.
Në Britani të madhe nga gripi i derrave ndërruan jetë mbi 100 persona, ndërsa numri i rasteve të reja në javë rritet për 60.000.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *