Home / Sport / Çelsi-Mançester, “ndizet” Premier Liga

Çelsi-Mançester, “ndizet” Premier Liga

Sot në orën 17:00 në “Stamford Bridge”, Blutë e Londrës presin “Djajtë e Kuq”, në një betejë për kreun e kampionatit anglez. Spektakël dhe emocione të garantuara.

Pas fitores së djeshme të Arsenalit, Mançesteri e sheh t’i rrëshkasë nga duart edhe vendi i dytë. Sot përballë kryesuesve, skuadra e Aleks Fergusonit do të kërkojë patjetër tri pikët, për të marrë i vetëm kreun e Premier Ligës.

Për Fergusonin rikthehet mbrojtësi i qendrës Nemanja Vidiç, i cili mungoi në dy ndeshjet e fundit si pasojë e një dëmtimi, si edhe Dimitar Berbatov, që mungoi në ndeshjen e mesjavës përballë CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve.

Në kampin blu rikthehet Juri Zhirkov dhe Xhon Obi Mikel, ndërkohë që vazhdon dëmtimin mbrojtësi portugez Hoze Bosingva. Pas fitores së thellë 4-0 javën e kaluar në fushën e Boltonit, skuadra e Karlo Ançelotit do futet në fushën e lojës me synimin e vetëm për të fituar tri pikët e radhës, për të qenë më të qetë në krye të Premier Ligës.

Çelsi – Mançeser, formacionet e mundshme

Çelsi: Cech; Ivanovic, Carvalho, Terry, A. Cole; Essien, Ballack, Lampard, Malouda; Drogba, Anelka. Trajner: K. Ançeloti

Manchester United: Van der Sar; O’Shea, Vidic, Evans (Broën), Evra; Valencia, Anderson, Scholes, Carrick; Rooney, Berbatov. Trajner: A. Ferguson

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *