Home / Lajme / Maqedoni / Debat në Tetovë, përparësi inkuadrimit në NATO

Debat në Tetovë, përparësi inkuadrimit në NATO

1 nentor-
Moszgjidhja e kontestit me Greqinë do të jetë katastrofale edhe për shtetin edhe për qytetarët edhe për vet Gruevskin, se do mbetet një figurë jashtëzakonisht negative në histori. Zgjidhja me emrin mund të jetë një rënie relative e rejtingut por së shpejti do efektuohet për shkak të investimeve të fuqishme fondeve të ndryshme financave të fuqishme e kështu me radhë”, u shpreh Bilalli.

Urim Hasipi
Kontesti rreth emrit me Greqinë dhe anëtarësimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike ishin temat për të cilat u diskutua në Tetovë në tribunën e organizuar nga drejtuesit e Lëvizjes ‘Qytetarët për Maqedoni Evropiane’. Inkuadrimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian ka rëndësi të madhe, madje edhe më të madhe se vet çështja e emrit, u shpreh drejtori Fondacionit ‘Instituti për Shoqëri e Hapur’, Vlladimir Millçin duke shtuar se emri i shtetit nuk e garanton identitetin, por institucionet, gjuha dhe vetë qytetarët.
“Mendoj që emri vet nuk e garanton identitetin, identitetin e garantojnë institucionet, gjuha e sofistikuar, literature, qytetarët që gëzojnë prosporitetin. Emri në fund të fundit nuk vlen asgjë. Kemi irlandezët që jetojnë në Irlandën Veriore dhe Republikën e Irlandës dhe janë Irlandezë as më pak e as më shumë. Gjë që shpesh e cek ambasadori i BE në vendin tonë Ervan Fuere. Pra, shtet prosperues është që qytetarët të mos jenë të thelluar në varfëri, dhe kjo është garancë më e mirë për identitetin. Këtë mundë ta fitojmë me hyrjen në BE dhe në NATO”, theksoi Millçin.
Ndërsa, analisti Mersel Bilalli, mendon se mos zgjidhja e kontestit me Greqinë do ishte katastrofale si për Maqedoninë poashtu edhe për kryeministrin Gruevski.
“Moszgjidhja e kontestit me Greqinë do të jetë katastrofale edhe për shtetin edhe për qytetarët edhe për vet Gruevskin, se do mbetet një figurë jashtëzakonisht negative në histori. Zgjidhja me emrin mund të jetë një rënie relative e rejtingut por së shpejti do efektuohet për shkak të investimeve të fuqishme fondeve të ndryshme financave të fuqishme e kështu me radhë”, u shpreh Bilalli.
Pjesëmarrësit e tribunës vlerësuan se organizimi i referendumit në është nuk zgjidhje e mirë pasi me këtë do të shtyhej edhe më tej procesi i integrimit të vendit në strukturat euroatlantike andaj edhe kërkuan nga qeveria që të punojë në zgjidhjen e kontestit deri në samitin e vendeve anëtare që do mbahet në dhjetor të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *