Home / Sport / Deklaratë interesante e Buffonit

Deklaratë interesante e Buffonit

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka kritikuar skuadrën e tij për humbjen prej 2-0 nga Bordeaux të mërkurën mbrëma, duke shtuar se Juventusi dhe Interi nuk mund të krahasohen me kualitetin e Milanit në Ligën e Kampionëve.

Porieri i Juventusit nga Torino, Gianluigi Buffon, megjithëse i ka rival të përbetuar “rossonerët”, Milanin, prapë ka gjetur fjalë miradije për ta. Ai e ka kritikuar skuadrën e tij për humbjen prej 2:0 nga Bordeaux , duke thënë se Juventusi e Interi nuk mund të vlerësohen me cilësitë e Milanit në Champions Leagua. “Nuk është një çështje taktike, por ka të bëjë me mentalitetin dhe me faktin se ka dallim të madh të luash në Itali dhe në Evropë. Në Itali nevojitet fuqia fizike dhe pakëz cilësi, por në Evropë të gjithë janë të organizuar mirë dhe gjithmonë rrezikon të bësh lëshime. E vetmja skuadër italiane e cila mund të ketë sukses është Milani, dhe kjo është arsyeja pse ata tradicionalisht janë të suksesshëm në këtë garë”, tha Buffon.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *