Home / Sport / Del Piero rigjen golin, Ferrara rigjen kapitenin

Del Piero rigjen golin, Ferrara rigjen kapitenin

35-vjeçari ka shënuar në ndeshjen e kontrollit në Vinovo, duke konfirmuar se është i gatshëm për ndeshjen përballë Udinezes në kampionat.

Në këtë mënyrë, Del Piero jep sinjale te qarta për Çiro Ferrarën, i cili tashmë ka një alternativë më shumë në sulm. Me shumë mundësi ndaj Udinezes do të jetë Xhovinko ai që duhet të ulet në stol, për t’i lënë vendin kapitenit që nga minuta e parë. Ale do të luajë si lojtar i krahut të majtë në skemën 4-2-3-1, në mbështetje të sulmuesit të vetëm të mirëfilltë

Në ndeshjen e kontrollit ndaj skuadrës së të rinjve, Del Piero iu përgjigj mirë sistemit të lojës së provuar nga Ferrara,, ku Diego ishte në qendër, kurse Amauri në të djathtë (mungonte Kamoranezi) dhe Trezege i vetëm përpara. Përveç golit, italiani dha edhe një asist për sulmuesin francez.

Megjithëse forma maksimale nuk ka ardhur ende, dëshira për të luajtur dhe për të ndihmuar ekipin është ajo e përhershmja. Del Piero është rikthyer, Juventusi e pret.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *