Home / Sport / Dëmtohet Trezege, një muaj jashtë

Dëmtohet Trezege, një muaj jashtë

Sulmuesi francez i Juventusit, David Trezege, ka pasur një problem në pulpën e majtë gjatë stërvitjes së djeshme. Edhe Markizio dëmtohet përsëri.

Pas ndërprerjes së seancës stërvitore, francezi i është nënshtruar analizave të hollësishme, të cilat kanë nxjerrë në pah një dëmtim në pulpën e këmbës së majtë. Koha e nevojshme për një riaftësim të plotë është parashikuar rreth 30 ditë.

Por nuk përfundojnë këtu dhimbjet e kokës për Çiro Ferrarën. Në ndeshjen e së dielës kundër Udinezes, trajnerit italian i duhet të bëjë edhe pa Klaudio Markizion. Mesfushori ka ndier përsëri dhimbje në stërvitjen e sotme. Ndërkohë, pritet të rikthehet që nga minuta e parë Momo Sisoko.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *