Home / Lajme / Rajon / Deputeti Geci pohon se kriminelët ndodhen në Kuvend

Deputeti Geci pohon se kriminelët ndodhen në Kuvend

26 Nentor 2009
“Nuk ka sesi të luftohet krimi, kur brenda në Kuvend janë kriminelët”, është shprehur Geci.

Deklaratat e këtij deputeti kanë nxitur reagimin e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka kërkuar nga Kuvendi që të krijojë një Komision ad hoc për t’i parë xhirimet që I disponon Geci, dhe më pas të dalë më një qëndrim se si duhet vepruar tutje.
Haziri ka thënë se deklarata e Gecit nuk duhet injoruar, prandaj është e udhës që këtij deputeti t’i ofrohet mbrojtje shtetërore.

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës, Gani Geci, të enjten ka ofruar dëshmi se brenda në Kuvendin e Kosovës ka deputetë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar që kanë dhënë urdhra për vrasjen e deputetit të LDK-së, Agim Veliu dhe likuidimin e deputetit të LDD-së, Adem Salihaj.

Geci ka kërkuar nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, që ta urdhërojë regjinë në Kuvend, që pamjet e incizuara në CD, ku shihen urdhërdhënësit e vrasjeve, të mos shihen edhe nga opinioni publik. Njëherësh, ka kërkuar nga Krasniqi që t’i ofrojë mbështetje gjatë procesit të zbardhjes së fakteve të ofruara.

Kryeparlamentari Krasniqi, nuk ka pranuar që dëshmitë e ofruara të publikohen në Kuvend, dhe i ka rekomanduar Gecit që ato pamje vizive t’i dorëzojë në organet e policisë dhe të sigurisë.

“Materialet duhet t’i çoni në prokurori. Kuvendi nuk është gjykatë”, ka thënë Krasniqi. Mirëpo, Geci ka thënë se prokuroria dhe EULEX-i i kanë të njëjtat dëshmi, porse ata nuk kanë ndërmarrë asnjë hap në drejtim të zbardhjes së rasteve.

“Kërkoj një takim me ju zoti kryetar, sepse nuk mund të shkoj në prokurori. Në këtë rast unë nuk kam as kryetar partie, jam deputet i zgjedhur. Nëse unë s’kam dëshmi kërkoj të dënohem para ligjit, nëse s’kam argumente, kërkoj që prokuroria të nisë hetimet ndaj meje, por kërkoj nga prokuroria e EULEX-it që të nisë hetimet ndaj vrasësve dhe kriminelëve”, ka thënë Geci.

Nxjerrjen e fakteve për krim të organizuar, Geci e ka bërë pikërisht në ditën kur debatohej Raporti i progresit për Kosovën, i hartuar nga Komisioni Evropian, e në të cilin si vërejte e institucioneve vendëse theksohet edhe mosluftimi adekuat i krimit të organizuar.

“Nuk ka sesi të luftohet krimi, kur brenda në Kuvend janë kriminelët”, është shprehur Geci.

Deklaratat e këtij deputeti kanë nxitur reagimin e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka kërkuar nga Kuvendi që të krijojë një Komision ad hoc për t’i parë xhirimet që I disponon Geci, dhe më pas të dalë më një qëndrim se si duhet vepruar tutje.
Haziri ka thënë se deklarata e Gecit nuk duhet injoruar, prandaj është e udhës që këtij deputeti t’i ofrohet mbrojtje shtetërore.

Kryetari i Kuvendit nuk ka pranuar asnjërën nga këto kërkesa, duke iu lutur deputetëve që të mos shndërrohen as në prokurorë e as në gjykatës.

PDK reagon ndaj akuzave të deputetit Geci

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të ngritura gjatë ditës së sotme nga deputeti Gani Geci në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Geci ka akuzuar për krime politike, siç ka thënë “pjesëtarë të kabinetit qeveritar”.
“PDK shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me deklaratat e fundit politike të ngritura nga segmente të caktuara të parapolitikës kosovare, të cilat bëhen për konsum elektoral, dhe si qëllim kanë që agjendën politike shtet-formuese ta kthejnë në agjendë krimi dhe urrejtjeje ndërqytetare”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Kryesia e PDK-së ka thënë se, “deklaratat e fundit politike, duke keqpërdorur Parlamentin e Kosovës nga individë që kanë gjakosur dhe njollosur lirinë e Kosovës, kanë për qëllim degradimin e procesit të shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të vendit tonë”.

Tutje thuhet se, “PDK-ja edhe një herë shpreh vendosmërinë për të ecur të bashkuar në procesin e shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të vendit, si dhe fton qytetarët e Republikës së Kosovës të distancohen dhe të tregohen të kujdesshëm ndaj çdo skenari që ka për qëllim të nxisë urrejtjen dhe dhunën”.

PDK-ja ka theksuar se shpreh mbështetjen e plotë për organet profesionale të hetuesisë dhe gjyqësisë “në luftimin e krimit politik dhe atij ekonomik”. /Koha/REL/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *